Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH për vitin 2023.
Shqipëria renditet në mesin e vendeve me nivele më të larta të problemeve me shëndetin mendor, duke zënë vendin e 18 nga 38 vendet në tranzicion të BERZH.
Femrat vuajnë më shumë se meshkujt nga shëndeti mendor në të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë.
BERZH vë në dukje se shëndeti i mirë mendor lidhet ngushtë me produktivitetin. Gjendja e mirë mendore rrit sasinë e kohës që njerëzit janë në gjendje të punojnë dhe në këtë mënyrë rrisin të ardhurat dhe pasurinë e tyre.
Shëndeti i fortë mendor gjithashtu është i lidhur me nivel më të lartë të optimizmit për jetën. Edhe në këtë tregues, popullsia e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë përmirësim që nga viti 2016.
Çrregullimet mendore si depresioni, ankthi dhe çrregullimet e personalitetit janë 10 shkaqet kryesore që kufizojnë aftësitë e njerëzve, ku më të përhapurit janë depresioni dhe ankthi.
Anketa e BERZH pyeti njerëzit nëse dhe sa shpesh përjetojnë trishtim, depresion, ankth dhe apati.
Nivelet e shqetësimit mendor ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme sipas gjinisë në të gjitha ekonomitë.
Në Slloveni, shqetësimi mendor është pothuajse aq i rrallë sa në Gjermani, ndërsa në Algjeri, Jordani dhe Tunizi rreth 90 për qind e të anketuarve raportojnë se kanë ndjerë ndonjë formë shqetësimi mendor të paktën një herë në javë.
Incidenca mesatare e shqetësimit është më e lartë për gratë sesa për gratë burra në të gjitha vendet. Ky dallim është statistikisht i rëndësishëm në shumicën e rasteve dhe qëndron në të gjitha grup-moshat, në përputhje me tendencat globale siç raportohet në studimin e Barrës Globale të Sëmundjeve.
Shenja të tjera të shqetësimit mendor që nuk mbulohen nga anketa, të tilla si abuzimi me substancat narkotike që janë më të zakonshme te meshkujt. Në të njëjtën kohë, burrat mund të nën-raportojnë simptoma që mund të tregojnë dobësi, si p.sh si humor të ulët ose sëmundje, sepse u përmbahen më fort normave tradicionale në lidhje me maskilitetin.
Anketa vuri në dukje se të rinjtë dhe të moshuarit kanë prevalenca më të larta të problemeve me shëndetin mendor, pasi 40% e tyre në rang global raportojnë çrregullime së paku një herë në javë.
Prevalenca e sëmundjes mendore vlerësohet se arrin kulmin në mesin e të tridhjetave. Të anketuarit raportuan gjithashtu se kanë aftësi të dobëta për në ushtrimin e detyrave ditore si pasojë çrregullime emocionale nga stresi dhe depresioni.