Kjo e enjte shënon 4 vjet nga tërmeti i 21 shtatorit.
Tërmeti i asaj pasditeje, u regjistrua me një magnitudë 5.8, dhe sipas bilancit zyrtar dëmtoi mbi 1500 shtëpi, pallate dhe shkolla, kryesisht në zonën e Tiranës edhe Durrësit, aty ku ishte edhe epiqendra e tij.
Paniku tek njerëzit ishte i madh. Me mijëra qytetarë, dolën nga banesat e tyre. Një pjesë vendosën të largoheshin nga qytetet e prekura nga tërmeti, ndërsa një pjesë tjetër vendosën ta kalonin natën jashtë.
Tërmeti i 21 shtatorit ishte më i madhi i 30 viteve të fundit deri në atë moment, ndërsa më e keqja do të vinte disa javë më pas, më 26 nëntor, nga një tjetër tërmet me magnitudë 6.4, e ku humbën jetën 51 qytetarë.
SIGAL UNIQA, gjithmonë pranë klientëve
Të përgjegjshëm për detyrimet kontraktuale dhe të ndjeshëm për ngjarjet që prekën të gjithë komunitetin SIGAL UNIQA Group Austria tregoi edhe njëherë se ajo është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve.
Qindra punonjës të SIGAL UNIQA ishin në zonat e prekura nga tërmeti, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, për të bërë të mundur identifikimin dhe dëmshpërblimin e pronave të dëmtuara në një kohë sa më të shpejtë.
Dhe ashtu ndodhi në të vërtetë.
Si asnjë kompani tjetër sigurimesh, SIGAL UNIQA Group Austria dëmshpërbleu në një kohë rekord çdo familje dhe biznes të dëmtuar.
“Jam një pensioniste. Falenderoj SIGAL-in që mu gjend në moment”.
“Falenderoj kompaninë më të madhe SIGAL që na u gjend pranë problemeve tona”.
“Faleminderit SIGAL për korrektësinë tuaj”, ishin përshtypjet e disa prej klientëve.
Por a nxorrëm mësim nga këto ngjarje?
Shqipëria është vendi më sizmiologjik në rajon. Por ky fakt nuk reflektohet në interesin e qytetarëve për Sigurimin e Pronës.
Fatkeqësisht, Sigurimi i Pronës, ende nuk shihet si nevojë për financat e çdo familje shqiptare, duke reflektuar kështu kulturën e ulët të sigurimit.
Nëse do të shikojmë statistikat, vetëm 5% e shqiptarëve kanë një sigurim prone sepse njerëzit mendojnë se nuk do t’u ndodhë atyre. Miti se “fatkeqësia nuk do më ndodhë mua” nuk duhet të ekzistojë më.
Por sa kushton Sigurimi i Pronës nga tërmetet?
Në SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ky siguracion nuk shkon më shumë se 1 euro për m2. Pra, nëse banesa juaj është 100 metra katrorë ju do të paguani jo më shumë se 100 euro në vit për sigurimin e saj.
SIGAL UNQIA, pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Europë, siç është “UNIQA Insurance Group”, bashkëpunon edhe me partnerë të tjerë, më të mëdhenj në botë në fushën e risigurimit si “UNIQA RE”, “Swiss Re” dhe “Munich Re”, të cilat kanë ndërtuar një portofol mbulimi për të gjitha këto rreziqe, në çdo zonë kadastrale të Shqipërisë.
Madje, përveç blerjes në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj, ju mund ta bëni tuajin Sigurimin e Pronës edhe Online. Hyni nga celulari apo laptopi në sigal.com.al dhe në pak minuta siguracioni vjen menjëherë tek ju.
Tërmeti nuk bën ndarje individuale, politike, shoqëror dhe as gjeografike. Ai godet në mënyrë të befasishme. Ndaj mos i lini asgjë rastësisë! Siguroni pronat tuaja sepse asgjë nuk është e sigurt, përveç sigurimeve…
Merrni një ofertë tani për banesën apo biznesin tuaj duke shkruar në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829
LEXO EDHE: Cili siguracion e mbron makinën edhe nga fatkeqësitë natyrore?