6.5 C
Tirana
Thursday, January 8, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet4 në 10 dëme të pronës që ndodhin në tregun shqiptar të...

4 në 10 dëme të pronës që ndodhin në tregun shqiptar të sigurimeve paguhen nga SIGAL IG

Në këto ditë me reshje të pandalshme shiu, përmbytja dhe rrëshqitja e dherave është bërë domosdoshmëri sigurimi i pronës.

Nga perspektiva e klientit, besueshmëria dhe garancitë e siguruesit, në këtë zgjedhje, janë domethënëse.

Pak ditë më parë doli raporti zyrtar 11-mujor, janar-nëntor, i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Sipas këtij raporti, në siguracionet e pronës, SIGAL IG, në drejtim të primeve të shkruara bruto, zotëron 35.76% të tregut.

2,534,869,000 Lekë, ose 26.25 milionë euro, siguruan shqiptarët pronat e tyre në 11 muajt e parë të vitit.

Në drejtim të dëmeve të paguara, SIGAL IG paguan 39.76% të të gjitha dëmeve të regjistruara në tregun shqiptar të siguracioneve të pronës.

Konkretisht, SIGAL IG pagoi, në 11 muajt e parë të vitit 2025, 195,189,000 Lekë dëme, afërsisht 2,021,000 euro, ose 44.75% më tepër se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në një realitet ku rreziqet natyrore nuk janë më përjashtim, por pjesë e përditshmërisë, zgjedhja e një siguruesi të besueshëm nuk është thjesht statistikë tregu, por garancia që prona dhe familja nuk mbeten të vetme përballë pasojave financiare të fatkeqësive

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat