Nëpër botë shumë pak gjëra janë falas, nga hyrja në muze e deri tek aktivitetet e tjera më të thjeshta. Nuk duhet fare shkathtësi dhe cdo individ i nënshtrohet rregullave strikte të vendit pritës.
Para pak kohësh udhëtoja për pushime jashtë Shqipërisë, në një shtet të Europës dhe e “kurseva” 4-euroshin e Siguracionit “Shëndet në Udhëtim” dhe u gjenda në vështirësi të medha teksa pas një problemi shëndetësor mu desh të përfundoja në urgjencë.
“Kursimin” e pagova disa-fish dhe pushimet u prishën.
Pas këtij rasti kam mësuar shumë dhe blerja e siguracionit të shëndetit në udhëtim është një gjëja e parë që bëj në çdo udhëtim.
LEXO EDHE: “Shëndeti në Udhëtim”/ 68% e shqiptarëve zgjedhin SIGAL UNIQA, kompania që paguan më shumë dëme
Siguracion do të thotë siguri, garanci, qëndrueshmëri dhe normalitet, në këtë rast për atë që çdo njeri e ka të shtrenjtë, Shëndetin.
Me një çmim mesatar prej 4 eurosh për një siguracion shëndeti në udhëtim në vendet europiane, për dy javë qëndrimi, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro, në rastet kur edhe pse mund të mos e mendoni, përfundoni me emergjencë në spital për shkak të një aksidenti apo për shkak të fillimit të përkeqësimit papritmas të një sëmundjeje të rëndë.
Teksa paguani për biletën, valixhen, merrni me vete rrobat më të zgjedhura, projektoni fotot më të bukura, jeni përgatitur edhe për ndonjë blerje të vogël andej apo për të provuar ushqimet tradicionale të shtetit ku shkoni, mos kurseni 4 euro. Është një shpenzim sa dy kafe në vendet e BE-së por që vlen aq shumë për ju, për shëndetin tuaj, që ta bëni gjumin të qetë.
Dhe në rast se perballeni me spitalet, mënyra për të marrë paratë që ju takojnë është mjaft e thjeshtë. Me faturën e spitalit dhe recetat e doktorit, paraqituni në zyrat e shitjes së kompanive te sigurimit dhe merrni rimbursmin.
Me 4 euro gjithashtu, paguhen shpenzimet e nevojshme për riatdhesim në rast sëmundje, apo të humbjes së jetës, brenda periudhës së sigurimit.
Ka dy arsye kryesore pse qytetarët duhet të blejnë sigurimin “Shëndet në Udhëtim”:
- për të mbrojtur investimet e tyre financiare përmes mbulimit të anulimit të udhëtimit,
- për të mbrojtur veten nga shpenzimet e kushtueshme mjekësore në rast aksidenti ose urgjence gjatë udhëtimit të tyre.
Dhe në këtë drejtim, SIGAL UNIQA është unike në tregun shqiptar të udhëtimeve.
SIGAL UNIQA Group Austria ofron mbrojtje edhe në rast të anullimit të udhëtimit duke bërë të mundur që, në situata specifike ju të merrni pas paratë e shpenzuara për biletën apo paketën e udhëtimit duke qenë kështu e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që e ofron një produkt të tillë.
TELESHËNDET
Përveç Siguracionit “Shëndet në Udhëtim”, SIGAL UNIQA Group Austria ju ofron mundësinë të keni mjekun me vete, 24 orë të ditës, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Kjo bëhet e mundur falë produktit novativ të kompanisë, aplikacionit “TeleShëndet”.
“Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.
Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, çka na rezulton të jenë situatat më të shpeshta të të siguruarëve tanë (psh një temperaturë, alergji) mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot. Aktivizoni Teleshëndet ashtu siç aktivizoni shërbimin Roaming dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje.
LEXO EDHE: Zgjerohet rrjeti i klinikave dhe spitaleve, tani më shumë përfitime me TeleShëndet
Mos harroni! Siguracionin “Shëndet në Udhëtim” tani mund ta blini edhe online në Sigal.com.al
Gjithçka përmes celularit apo laptopit, kurdo dhe kudo, pa patur nevojë të shkosh në një zyrë të SIGAL për të marrë siguracionin e printuar.
Ju duhen vetëm pak minuta dhe ju do të keni në e-mail siguracionin që ju nevojitet.
Thjeshtë, shpejtë, sigurt…
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…
Për çdo pyetje:
Website: www.sigal.com.al
Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi