14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet4.2 miliardë € nga turistët në 2023/ Çdo i huaj shpenzoi mesatarisht...

4.2 miliardë € nga turistët në 2023/ Çdo i huaj shpenzoi mesatarisht 398 €

Turistët që vizituan Shqipërinë vitin e shkuar shpenzuan gati 4.2 miliardë euro.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e të huajave gjatë 2023-shit u zgjeruan me mbi 1.3 miliardë euro në krahasim me 2022-shin.

Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.

Ishte e pritshme. Ka shkuar në linjë me shifrën e turistëve. Patëm rekord si në vizitorë, ashtu edhe në ndikim ekonomik. Kjo të paktën bazuar te të dhënat e Bankës së Shqipërisë”, thotë për A2 CNN ekspertja Flora Xhamani Baba.

Në linjë të ngjashme kanë shkuar edhe shpenzimet e shqiptarëve që preferuan t’i kalonin jashtë pushimet, të cilat arritën në mbi 2.3 miliardë euro. Në raport me 2022-shin, shpenzimet e shqiptarëve për pushime u rritën me 564 milionë euro apo gati 40%.

Ndikoi rritja e çmimeve. Ku ato rriten, ato mbesin të përballueshme për të huajt, por jo për ne. Gjithashtu shtimi i linjave “low cost” ka pasur kontributin e vetë në këtë ecuri”, shton ekspertja.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se mesatarisht çdo turist i huaj kanë shpenzuar 398.3 euro për pushime në vend gjatë vitit të shkuar.

Nga ana tjetër, çdo shqiptar që i kaloi jashtë pushimet gjatë 2023-shit rezulton të ketë harxhuar 337.6 euro.

Këtë vit duhet të rrisim cilësinë e shërbimit. Jemi ende larg turizmit elitar. Këto nivele shpenzimesh nuk janë asgjë.”

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e shkuar Shqipërinë e vizituan mbi 10.1 milionë të huaj, pjesa më e madhe e tyre nga Kosova, Italia, Maqedonia e Veriut, Greqia, dhe Britania e Madhe.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat