11.5 C
Tirana
Monday, February 2, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet31.4 % mesatarja e tregut për siguracione vullnetare: SIGAL IG 43.1%

31.4 % mesatarja e tregut për siguracione vullnetare: SIGAL IG 43.1%

Diversifikimi i ofertës në tregun e sigurimeve është i rëndësishëm për disa arsye: diversifikimi ul rrezikun për kompanitë duke kompensuar humbjet në një segment me fitimet në të tjerët, plotëson nevojat e ndryshme të klientëve, rrit konkurrencën dhe diferencimin e kompanisë, stabilizon të ardhurat dhe lehtëson inovacionin dhe rritjen e qëndrueshme.

Diversifikimi nuk është vetëm një strategji fitimi, por një mënyrë për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë dhe për të menaxhuar më mirë pasojat e ndryshimeve të tregut.

Një mënyrë se si analizohet shkalla e diversifikimit të një kompanie është raporti i produkteve vullnetare me ato jovullnetare.

Mesatarja e tregut të sigurimeve në Shqipëri, me 8 operatorë, është 31.44%.

Konkretisht, në një treg me 16,898,375,000,000 ALL volum primesh të shkruara bruto, 7,749,331,000  ALL janë siguracione vullnetare, ose 31.44%.

6 operatorë nga 8 janë nën këtë mesatare, ndërsa SIGAL IG shënon raportin 43.06% me tendencë rritëse.

2,692,809,000 ALL, ose 27.88 milionë euro, në SIGAL IG janë siguracione vullnetare.

Burim i kësaj të dhëne zyrtare është vetë raporti zyrtar i AMF, janar-dhjetor 2025.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat