Një tjetër rast i aksidenteve në vendin e punës.
Bëhet fjalë për një punëtor ndërtimi në qytetin e Vlorës, i cili ka rënë nga kati i tretë i objektit ku po punohet.
Sipas policisë, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë, është rrëzuar duke marrë dëmtime serioze.
Ai është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Siguria dhe shëndeti në punë
Siguria dhe Shëndeti në Punë nënkupton masat e marra për të siguruar mirëqenien fizike dhe mendore të punonjësve gjatë kohës që zhvillojnë aktivitietin e tyre të punës. Kjo përfshin një sërë strategjishë dhe procedurash, si sigurimin e pajisjeve personale mbrojtëse, zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe nxitjen e veprimeve të shëndetshme.
Garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë është thelbësor për disa arsye.
Së pari, ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe dëmtimeve në vendin e punës, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve, si dhe në aftësinë e tyre për të punuar.
Së dyti, mund të çojë në rritjen e produktivitetit, pasi punonjësit që ndihen të sigurt dhe të shëndetshëm janë më të aftë të përqendrohen në detyrat e tyre.
Së fundmi, mund të kontribuojë në mirëqenien në familje, pasi punonjësit e shëndetshëm dhe të kënaqur në punë, kanë më shumë gjasa të jenë më harmonikë në familjet e tyre.
Punëdhënësit kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e punonjësve të tyre. Kjo përfshin ofrimin e një mjedisi të sigurt të punës, trajnimin e punonjësve për procedurat e sigurisë dhe sigurimin e pajisjeve mbrojtëse të nevojshme.
Me gjithë masat maksimale që mund të merren, për ta bërë sa më të sigurt ambientin e punës, sërish risku i ndodhjes së aksidenteve nuk eliminohet plotësisht.
Për këtë arsye, SIGAL UNIQA Group Austria sugjeron, si pjesë të strategjisë për sigurinë dhe shëndetin në punë nga punëdhënësi, pajisjen e stafit me Sigurimin nga Aksidentet.
Ky sigurim ofron një sërë përfitimesh për punëdhënësin, punëmarrësin dhe familjen e tij.
SIGURIMI NGA AKSIDENTET PËR PUNONJËSIT, NGA SIGAL UNIQA, MBULON dëmtimet fizike ashtu edhe humbjet e jetës, ndërsa ofron një sërë përfitimesh:
Sigurimi nga Aksidentet për Punonjësit është një komponent jetik i vendit modern të punës, i cili nuk duhet neglizhuar.
Besojini shëndetin tuaj dhe të punonjësve tuaj një emri të madh, siç është SIGAL UNIQA Group Austria, e cila ofron garanci dhe siguri për këdo.
Merrni një ofertë duke shkruar tani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829