Gjatë 3-mujorit të tretë, kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë regjistruar pime të shkruara bruto në vlerë prej 127.3 milionë eurosh, nga 110.1 milionë euro në fund të shtatorit 2023.
Këtë tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Sigurimet e Jetës arritën në 5.6 milionë euro (përkundrejt 5.1 milionë euro), sipas asaj që raporton “Sistemi Financiar – Informacioni Mujor”, i publikuar nga BQK-ja.
Në të njëjtën kohë, Sigurimet e Jo-Jetës u rritën me 14.9% në terma vjetorë duke arritur në 120.6 milionë euro, nga të cilat 66.6 milionë euro për MTPL-në e brendshme, 6.6 milionë euro për policat kufitare dhe 54 milionë euro për klasa të tjera të sigurimeve vullnetare.
Fitimi i përgjithshëm neto në 3-mujorin e tretë 2024 arriti në 12.7 milionë euro, nga 9.4 milionë euro një vit më parë.
Asetet e poseduara nga kompanitë kosovare të sigurimeve u rritën në 333.6 milionë euro në fund të shtatorit, nga 330.7 milionë euro të regjistruara një vit më parë, shkruan “Xprimm”.
Në Kosovë operojnë 10 kompani sigurimi ku më e madhja mbetet SIGAL UNIQA Group Austria – Kosova.