“Pas një viti financiar 2022, të shkëlqyer, ne jemi në rrugën e duhur si në Evropën Qëndrore-Lindore ashtu edhe Austri.
Tremujori i parë i 2023 sjell fitime para taksave, 124 milionë euro ose rritje me rreth 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe rritje të primit prej 6,5% ose rreth 2 miliardë euro.
I rëndësishëm është zhvillimi i biznesit, kjo edhe për shkak të performancës së shkëlqyer, mbështetur edhe nga një rezultat investimi që tejkaloi pritshmëritë”, shprehet Andreas Brandstetter, CEO i “UNIQA Insurance Group”.
Në tremujorin e parë të vitit 2023, UNIQA Insurance Group raporton për herë të parë sipas standardeve të reja të kontabilitetit SNRF 17 dhe SNRF 9, të cilat janë zbatuar që nga 1 janari 2023. Në terma afatgjatë, këto çojnë në rritjen e transparencës dhe krahasueshmërisë më të mirë të zhvillimit të biznesit të kompanive të sigurimit.
Shifrat kryesore të Grupit
Primet e shkruara nga UNIQA Insurance Group AG u rritën me 6.5% në tremujorin e parë të 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë në 1,980 milionë euro. Ky zhvillim pozitiv bazohet kryesisht në rritjen e fortë të sigurimit të pronës në të gjitha vendet dhe në rritjen e primeve në sigurimet shëndetësore.
Fitimet para taksave në tremujorin e parë 2023 arritën në 124 milionë euro dhe çuan në një rezultat të konsoliduar (pjesa e rezultatit për periudhën që u atribuohet aksionerëve të UNIQA Insurance Group AG) prej 101 milionë euro.
Raporti i aftësisë paguese arrin në 253%, një rritje me 7 pikë përqindje krahasuar me raportin më të fundit, 31 dhjetor 2022.
Marzhi i Shërbimit kontraktual ishte 5,642 milionë euro, me një rritje prej 5.7 përqind. Ky zë i ri i bilancit përfaqëson fitimet e pritshme në të ardhmen nga kontratat afatgjata të jetës dhe shëndetit.
Grupi UNIQA
Grupi UNIQA është një nga kompanitë kryesore të sigurimeve në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL).
Rreth 21,000 punonjës dhe partnerë ekskluzivë u shërbejnë mbi 16 milionë klientëve në 18 vende.
Me një market share prej rreth 21%, UNIQA është grupi i dytë më i madh i sigurimeve në Austri, ndërsa që prej vitit 2007 që erdhi edhe në Shqipëri është kompania më e madhe dhe më e besuar.
Sipas raportit të AMF, për ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri në 3-mujorin e parë 2023, SIGAL UNIQA Group Austria është lidere në tregun shqiptar të sigurimeve.
Konkretisht:
Në Sigurimet e JETËS, duke zotëruar 45.50% të tregut
Në Sigurimet e JO JETËS, duke zotëruar 28.17% të tregut
Në Sigurimet e Detyrueshme, duke zotëruar 21.21% të tregut
Në Sigurimet Vullnetare, duke zotëruar 37.84% të tregut
Në Sigurimet Motorike, duke zotëruar 21.38% të tregut
Në Sigurimet e Pasurisë, duke zotëruar 46.98% të tregut
Në Sigurimin “Aksidente dhe Shëndet”, duke zotëruar 44.45% të tregut
Në Sigurimin Privat të Shëndetit, duke zotëruar 42,31% të tregut.
Nëse do bënim një përllogaritje të sigurimeve të Jetës dhe Jo-Jetës së bashku, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton të ketë 30% të tregut ku operojnë 12 kompani (8 në Sigurimet e Jo-Jetës, 4 në Sigurimet e Jetës).
Edhe sa i përket fondeve të pensioneve vullnetare, SIGAL UNIQA Fond Pensioni në Shqipëri vijon të jetë më e madhja sa i përket aseteve neto.
Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars arriti në 5.97 miliardë lekë, në rritje me 4.7% që nga fillimi i vitit dhe me 22.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me 43.43% që i përkasin pikërisht “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”.
Mbi 16 vite “UNIQA” në Shqipëri
“UNIQA” ishte dallëndyshja e parë nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar dhe atë të rajonit dhe sot është më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
23 mars 2007 ishte data do të shenjonte një moment shumë të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe financiare të vendit por edhe të tregut të sigurimeve në veçanti: partneriteti SIGAL – UNIQA Insurance Group
RISITË DHE NOVACIONI QË SOLLI “UNIQA” NË SHQIPËRI DHE RAJON
Shqipëria ka patur shumë invetime të huaja pas viteve ’90, por janë të pakta kompanitë e huaja që kanë patur një efekt kaq të rëndësishëm tek sektori ku kanë investuar por edhe tek vetë qytetarët shqiptarë.
Një prej tyre është padyshim edhe “UNIQA Insurance Group”, gjigandi austriak i sigurimeve, i cili falë eksperiencës mbi 200-vjeçare solli në Shqipëri produkte Sigurimi novatore që vijojnë edhe sot pas 16 vjetësh të jenë ndër më të suksesshmet për tregun shqiptar të sigurimeve, të cilat u mundësojnë klientëve shërbime më të mira, më të shpejta dhe në koherencë me zhvillimin e teknologjisë.
Këtu mund të përmendim aplikacionin “TeleShëndet” shërbimin e Asistencës Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS” apo së fundmi edhe siguracioni dedikuar vetëm sëmundjeve kancerogjene, “Sigurimi anti-Tumor”
Pa harruar edhe “SIGAL UNIQA Audiobooks”, platforma e parë dixhitale e librave në shqip. Kjo platformë synon promovimin e arsimit, kulturës dhe gjuhës shqipe. Ndërsa ndihmon edhe të verbërit dhe shqiptarët jashtë Shqipërisë që duan të lexojnë dhe tu mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe.
Por një rol të rëndësishëm në politikat e kompanisë ka edhe përgjegjësia sociale, ndaj “SIGAL UNIQA Group Austria” është një emër që mund ta shihni përmes kontributeve të saj në sport, në art, në kulturë dhe në mbështetje të individëve apo grupeve të sukseseshme.
Emrin e kompanisë mund ta shihni në stadiume, pallate sporti, koncerte, festivale, aktivitete bamirësie etj pasi prej vitesh “SIGAL UNIQA Group Austria” ka qenë një mbështetëse financiare e madhe e tyre.
LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve
E ARDHME E SIGURTË
Me një shtrirje të aktivitetit të saj në 18 shtete të ndryshme të Europës, ku fliten gjuhë të ndryshme, ”UNIQA Insurance Group” është një komunitet që jeton dhe punon nëpërmjet diversitetit ku të 18 tregjet lidhen nën slloganin e përbashkët “jetojmë më mirë së bashku”.
Por me qëllimin që motoja e Grupit të mos mbesë thjesht një premtim por të jetë e mbushur me veprime, mbi 2000 punonjësit e SIGAL UNIQA Group Austria në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë çdo ditë pranë mbi 1 milion klientëve jo vetëm për ti marrë primin por për të qenë pranë tyre atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.
Ndaj dhe kompania, pavarësisht viteve që kalojnë dhe shtimit të aktorëve në treg, vijon të mbetet emri më i madh dhe i besuar i sigurimeve.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku