Numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë vendit ka arritur nivele të larta.
Sipas INSTAT janë regjistruar rreth 3.63 milion dalje nga pikat kufitare në territorin e Shqipërisë, 600 mijë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku shumica kanë fluturuar të paktën më shumë se një herë.
Shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve në vend ka çuar shqiptarët të kërkojnë destinacione të cilat përmbajnë oferta turistike më të mira e favorizuar kjo dhe nga zhvlerësismi i monedhës Euro e cila po tregtohet në nivele shumë të ulta kundrejt valutës vendase.
Nga ana tjetër të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë që i referohen 3-mujorit të parë të vitit, tregojnë se shqiptarët kanë shpenzuar për pushime jashtë vendit një total prej 541.3 milionë eurosh.
Kjo është një rritje prej 86.75 milionë euro nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke theksuar një tendencë të rritur për shpenzime gjatë udhëtimeve ndërkombëtare.
Destinacionet kryesore për shqiptarët mbeten Italia, Turqia dhe Greqia.
LEXO EDHE: Tashmë edhe Online/ Pushimet jashtë Shqipërisë nisin me sigurimin “Shëndet në Udhëtim”
Por që të udhëtosh jashtë Shqipërisë duhet edhe Sigurimi “Shëndet në Udhëtim”, i cili na mbron nga:
– Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
– Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
– Emergjencat dentare, etj
Dhe sipas AMF, për periudhën janar-qershor 2024, kompania e sigurimit më e besuar edhe në këtë sigurim është SIGAL UNIQA, e cila zë 80% të tregut.
LEXO EDHE: “Anullim Udhëtimi”, vetëm nga SIGAL UNIQA/ Tashmë asgjë nuk mund ti prishë pushimet tuaja