21.5 C
Tirana
Thursday, April 17, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomi28% e huamarrjes së brendshme të qeverisë shqiptare e financuar nga jorezidentë

28% e huamarrjes së brendshme të qeverisë shqiptare e financuar nga jorezidentë

Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë për vitin 2024 treguan se investitorët jorezidentë në Shqipëri financuan 28% të shtesës së huamarrjes së qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar, duke luajtur rol të rëndësishëm në tregun e instrumenteve të borxhit.

50 miliardë lekë ishte huamarrja e brendshme për vitin 2024, po të përjashtohen rifinancimet. 14 miliardë lekë, ose përafërsisht 140 milionë euro, ishte investimi i subjekteve jorezidente.

Risi absolute konsiderohet pjesëmarrja e investitorëve të huaj në tregun e instrumenteve të borxhit në lekë të qeverisë shqiptare për sa i takon këtij viti. Këta aktorë të rinj investuan kryesisht në obligacione reference me maturitet 3-vjeçar, 4-vjeçar dhe 5-vjeçar.

Edhe pse të dhënat e investitorëve janë të mbrojtura nga rregullat e konfidencialitetit, profili i burimeve, siç bëjnë të ditur mediat ekonomike në vend nga burimet e tyre, lidhet më së shumti me sipërmarrje të investimeve kolektive (fonde investimi). Këto fonde
kanë vendosur për herë të parë të përfshijnë edhe obligacionet në lekë të qeverisë shqiptare në portofolet e tyre. Sipas buxhetit të vitit 2025, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 50 miliardë lekë, vlerë e njëjtë me atë të vitit 2024.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat

-->