8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet27 mln $ për 817 mijë të vaksinuar/ Shqipëria pas Kosovës e...

27 mln $ për 817 mijë të vaksinuar/ Shqipëria pas Kosovës e Malit të Zi për personat me dy doza

Për 8 muaj në 2021 për vaksinimin e popullatës janë shpenzuar rreth 27 mln USD, sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë.

Për periudhën janar-gusht sipas raportit të monitorimit financiar të Ministrisë të Shëndetësisë janë vaksinuar 817,602 persona dhe shpenzimet faktike për këtë periudhë llogariten në vlerën e lekëve 2,793,811,000 lekëve. Gjatë periudhës janar-gusht 2021 janë vaksinuar me 2 doza 625,773 persona dhe me një dozë 817,602 persona.

Shqipëria vazhdon të mbetet ende larg niveleve të vendeve të rajonit dhe Europës për personat e vaksinuar me 2 doza në raport me numrin e popullsisë.

Sipas World Data në Shqipëri deri më 5 Dhjetor janë të vaksinuar me 2 doza 33,8% e popullsisë. Në Mal të Zi dhe Maqedoni me dy doza janë të vaksinuar 41% e popullatës, Në Kosovë 43%, në Serbi 46%, në Kroaci 48%. Në vendet e Europës të vaksinuarit me dy doza zënë 68% të numrit total të popullsisë. Për vende si Portugalia dhe Spanja është duke u mbyllur vaksinimi i popullatës me të dyja dozat e vaksinës. Në Portugali ecuria e vaksinimit me dy doza është 88%, në Spanjë 81% , Itali 78% dhe Danimarkë 77%.

Në vend prej disa ditësh vijon vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës për të gjithë personat mbi 18 vjeç. Deri tani sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë doza e tretë është marrë 82,219 persona. Në vend vaksinimi në mbrojte të Covid-19 nisi më 11 janar 2021.

Prej fillimit të vaksinimit deri më 6 dhjetor janë kryer në total 2,141,863 doza të vaksinës ndaj COVID-19: 1,084,071 doza të para dhe 975,573 doza të dyta. Vaksinimi ndaj Covid-19 është i hapur për të gjithë personat mbi 16 vjeç si dhe fëmijët mbi12 vjeç me probleme të sistemit imunitar. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,663,100 vaksina kundër Covid-19.

Për menaxhimin e vijueshëm të pandemisë nga Coivid-19 qeveria parashikon të marrë 60 milionë euro hua nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës. Nëpërmjet kredisë do të financohet blerja e vaksinave duke përfshirë edhe koston e transportit dhe magazinimit të tyre, punësimi shtesë i mjekëve, infermierëve. Për trajtimin me bonus për Covid-19 të mjekëve, infermierëve dhe personelit jo-mjekësor për periudhën janar-gusht janë shpenzuar 100 milionë lekë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë. /Monitor

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat