Mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në perëndim të Kanadasë, ku qindra zjarre shpërthyen dje, pasi sezoni i zjarreve, i cili filloi më herët se zakonisht, pritet të jetë i vështirë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm, sipas autoriteteve federale.
“Flakët janë vërtetë të fuqishme, nga perëndimi në verilindje”, i tha AFP Rob Fraser, kryebashkiaku i Fort Nelson në një apel të furishëm drejtuar banorëve që mbetën në vendngjarje për t’u evakuuar pasi qyteti kërcënohet nga zjarre që kanë dalë jashtë kontrollit.
Zjarri, i cili shtrihet rreth 25,000 hektarë, ka rënë dje në një distancë prej 3.5 kilometrash nga shtëpitë e para.
Urdhra të tjerë evakuimi u dhanë gjatë fundjavës për komunitetet e vogla në Alberta dhe Manitoba, ndërsa erërat e forta shtynë tymin drejt perëndimit, duke shkaktuar mbytje në qytetet kryesore. Cilësia e ajrit paraqet rreziqe “shumë të larta”, tha qeveria federale.
Në një paralajmërim të përditësuar të lëshuar të mërkurën e kaluar, Otava paralajmëroi se “temperaturat më të ngrohta se normale” në muajt e ardhshëm, të shtuara në “kushtet e thatësirës” do të “rrisin rrezikun dhe intensitetin e zjarreve”.
Në vitin 2023, Kanadaja përjetoi sezonin më të keq të zjarreve në historinë e saj.
Zjarret, që përfshinë vendin nga lindja në perëndim, dogjën 150 milionë hektarë, morën jetën e tetë zjarrfikësve dhe detyruan autoritetet të vazhdojnë me evakuimin e nxituar të 230,000 njerëzve nga shtëpitë e tyre.
LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit