5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet24 qershori, datë e mallkuar për Italinë

24 qershori, datë e mallkuar për Italinë

Italinë e pret një mbrëmje e vështirë, qoftë edhe në nivel supersticioz. Të kaltrit, në fakt, do të luajnë kundër Kroacisë për raundin e undit të sfidave në grupe në Kampionatit Evropian 2024 në një datë të pafat në kuptimin futbollistik për historinë italiane.

Në dy raste, më 24 qershor, Italia është eliminuar ën turnetë madhorë.

E para daton në Kupën e Botës 2010, e organizuar në Afrikën e Jugut. Kampionia në fuqi e botës e nisi me plot pretendime Botëror, por nuk shkoi përtej barazimit ndaj dy kundërshtarëve sigurisht jo të pakalueshëm si Paraguai dhe Zelanda e Re.

Duhej një fitore ndaj Sllovakisë së vendit të parë për të qenë e sigurt për të kaluar, por Hamsik dhe shokët e tij triumfuan 3-2.

Golat e shënuar nga Di Natale dhe Quagliarella nuk vlejtën për asgjë: Italia mbrojti kështu në mënyrën më të keqe të mundshme titullin e fituar 4 vjet më herët në Gjermani.

Kaluan 4 vjet, lojtarët, trajneri dhe vendndodhja ndryshuan, por jo rezultati përfundimtar apo data në të cilën erdhi eliminimi. Më 24 qershor 2014, në fakt, te kaltrit duhej të merrnin një rezultat pozitiv kundër Uruguait për të hyrë në raundin e 1/8-ave të Kupës së Botës 2014 në Brazil.

Për situatën e pikëve dhe diferencës së golave do të mjaftonte një barazim, por Uruguai fitoi 1-0 me gol të Godinit.

Ndeshje që kujtohet për zëvendësimin e Balotellit nga trajneri Prandelli pas 45 minutave të para dhe për kafshimin e Suarezit ndaj Chellinit.

Fansat italiane, futbollistët e kaltër dhe Spalletti shpresojnë që të mos përsëritet një 24 qershor i tretë me eliminim.

LEXO EDHEVIDEO/ Gjeti dy ndeshjet e para, si e parashikon macja ndeshjen Shqipëri-Spanjë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat