14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajme24 orët e fundit në Lezhë/ 4 aksidente me 2 viktima dhe...

24 orët e fundit në Lezhë/ 4 aksidente me 2 viktima dhe 8 të plagosur

Në 24 orët e fundit në Lezhë janë regjistruar 4 aksidente me një bilanc me 2 viktima dhe 8 të plagosur, ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja më e rëndë u regjistrua në orën 05:00 të mëngjesit e së hënës në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”.

Makina tip “Fiat” është përplasur me pjesën e prapme të karelit të një zetori. Shoferi i makinës, Prend Marku 56 vjeç dhe pasagjeri Martin Gjoka 54 vjeç sipas policisë humbën jetën.

Ndërsa drejtuesi i mjetit bujqësor, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj nga kjo përplasje humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Pas lëndimeve të marra ndodhet jashtë rreziku për jetën në Spitalin e Lezhës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti tragjik dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe përgjumja e shoferit të makinës “Fiat”.

Aksidenti tjetër ndodhi në Ishull Shëngjin. Dy automjete “BMW” dhe Skoda u përplasën, duke patur vetëm 3 të lënduar.

Aksidenti i tretë ndodhi të dielën rreth orës 18:00, në aksin rrugor Tiranë – Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot.

Shoferi 21-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin  e mjetit, duke dalë nga rruga.

Ai mori përpara stendën ku shiteshin prodhimet bujqësorë dhe për pasojë u plagosën dhe dy shtetas që po qëndronin në anë të rrugës.

Aksidenti katër ndodhi të dielën ne aksin Rrilë-Tale, ku një motor përplasi dy këmbësorët.

INSTAT: Në 6 muaj 90 viktima dhe 632 të plagosur

Qarkullimi i automjeteve në vend është shtuar në qershor. Nga ana tjetër edhe rënia e çmimeve të naftës ka nxitur qarkullimin. Por, kjo situatë ka bërë që të rritet numri i aksidenteve.

Sipas INSTAT, në muajin Qershor 2023 numërohen 101 aksidente rrugore nga 98 të ndodhura në muajin Qershor 2022.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 132 persona.

Sa i përket 6-mujorit, janar-qershor 2023, në Shqipëri janë regjistruar 528 aksidente rrugore. Ndërsa numri i të aksidentuarve është 722 persona.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat