4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

Ishte 22 Shkurti i 1999-ës kur vendimi i gjykatës shpallli krijimin e SIGAL. 5 veta figuronin në ditën e krijimit dhe që kishin shfaqur dëshirën të bëhen pjesë e stafit të saj.

Krijimi, themelimi dhe shpallja janë një ditë e shënuar. Por sa është biseduar përpara këtij vendimi? Sa është diskutuar dhe sa është folur?

Pas këtij akti ndoshta fshihet një histori 2-vjeçare, me shumë letra, shumë projekte dhe shumë produkte të përgatitura për tu hedhur në treg.

Një kapital prej 400 mijë dollarësh i vendosur nga aksionerët që donin të provonin riskun dhe të humbnin lirinë në botën e biznesit shqiptar.

Se çfarë përfaqëson ajo ditë dhe 23 vitet që e kanë pasuar duhet shumë kohë pasi bëhet fjalë për një çerek shekulli dhe është pjesë e jetës së përditshmërisë në Shqipëri fillimisht e më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sigurimet janë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të vendit dhe që shtrihen në të gjithë sektorët e jetës.

Aty ndjehet aroma e biznesit, ndjehet dëshira, vështirësia, liria dhe klima pasi sigurimet janë vetë jeta në labirinthin e rritjes dhe zhvillimit të saj.

Shumëkujt sot i duket e pabesueshme, por kur e dashuron diçka pengesat zbehen dhe bëhen të papërfillshme.

Lexo edhe: Festoni me SIGAL! Blini siguracionin që ju nevojitet 15-23% më lirë

Unë pranova të futem në Bordin Themelues të SIGAL vetëm sepse e kisha shok fëmijërie Avniun por as nuk arrija ta përfytyroja se ç’do të bëhej kjo krijesë që po lindte dhe as kisha besimin se mund të bëhej ashtu siç Avniu. Pra, unë kam qenë anëtar i Bordit Themelues dhe një nga surprizat e bukura që kam nga jeta unë është rritja e SIGAL-it. Dhe kjo është, e them pa ngurrim, në bazë të vizionit dhe aftësive në rradhë të parë që kishte zoti Ponari”, shprehet Besnik Mustafaj.

Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe burimeve njerëzore, SIGAL u rrit shpejt, duke fituar një pozicionim dominues në treg dhe duke tërhequr vëmendjen edhe të investitorëve të huaj, fillimisht përmes Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve.

Fondi, si një nga ish-aksionerët e SIGAL-it, ka hyrë në 2003-in në kompani dhe iu bashkua këtij rrugëtimi për rreth 12-13 vjet. Dhe dikur nga 1 kompani sot u bënë 5-6 në rajon. Dhe me futjen e kompanisë austriake UNIQA shënuan një nivel të ri të marrëdhënieve, të shërbimeve, të produkteve duke zhvilluar atë treg, i cili për shumëkush e për çfarëdo ka qenë nga tregjet më të pazhvilluara dhe më të rrezikuara, sidomos pas firmave piramidale”, theksoi ndër të tjera z.Mata.

Pavarësisht sfidave të kohës SIGAL po rritej me hapa galopant. Aq sa në vitin 2003 dhe 2004 kompania do të zgjeronte aktivitetin e saj edhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

“Përvoja ime dy-vjeçare aty ishte nga më të bukurat e jetës sime. Ishte nga më të bukurat për shkak jo vetëm se punova në Kosovën që sikundër presidenti i kësaj kompanie Avni Ponari e do shumë, e dua edhe unë. Në qoftë se njeriu i dedikohet punës me përkushtim të madh, me me ndershmëri, me pasion, me atdhedashuri arrin shumë, siç ka arritur kjo kompani dhe presidenti i saj”, thotë diplomati i njohur Mal Berisha, ish drejtues i SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë.

Në 23 vite të ekzistencës së saj në treg, SIGAL është bërë e njohur jo vetëm për korrektësinë dhe seriozitetin në shërbimin ndaj klientëve, por edhe për inovacionet që ka sjellë në tregun e sigurimeve. Produktet avangarde të kompanisë u kanë ardhur në ndihmë mijëra personave të prekur nga COVID-19 por edhe sëmundje të tjera.

Jemi klientë të SIGAL prej shumë vitesh tashmë. Jemi shumë të kënaqur dhe do të vazhdojmë për një periudhë shumë të gjatë sepse aktualisht, ajo që ka ofruar SIGAL gjithë këto vite shumë pak kompani të tjera mund ta kenë ofruar. Duke kaluar edhe nga eksperienca që kam kaluar vetë…”, thotë biznesmeni Besart Ruka.

Mes mbi 1 milion klientëve që ka aktualisht SIGAL UNIQA Group Austria gjenden edhe emra të njohur të politikës shqiptare. Një prej tyre është edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, njëherazi edhe deputet në disa legjislatura.

Si çdo shqiptar, edhe unë e kam nisur duke siguruar makinën. Pastaj kuptova që një ndër produktet që më interesoi më shumë ishte sigurimi shëndetësor duke parë që kostot për sigurimin e shëndetit ishin po njësoj me kostot që unë duhet të harxhoja për mirëmbajtjen e makinës. Marr disa produkte nga kompania SIGAL dhe më bën shumë përshtypje serioziteti i një firme shqiptare të konsoliduar tashmë.

Dhe pa dyshim Zoti ne na ka dhënë jetën por ne kemi për detyrë të kujdesemi shëndetin tonë dhe SIGAL UNIQA na i garanton dhe na i siguron këtë gjë”, shprehet z.Idrizi.

Si grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

Suksesi dhe arritjet e SIGAL UNIQA Group Austria në këto 23 vjet, mbi të gjitha u takojnë klientëve të cilët na kanë besuar dhe vazhdojnë të na besojnë, prandaj edhe festimet tona në këtë përvjetor u dedikohen pikërisht atyre.

Nën slloganin “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA Group Austria do të vijojë të mbetet partneri kryesor i qytetarëve për një jetë më të mirë dhe të sigurt.

Do të dua në emër të Fondit, për një partneritet dhe një miqësi e cila i ka rezistuar viteve si pakkush, tju uroj shumë gëzuar, shumë suksese dhe u takofshim në përvjetor të tjerë me të njëjtin temp, me të njëjtin ritëm, me të njëjtat rezultate. Avni, të kesh një përvjetor të gëzuar dhe qofsh gjithmonë i plotësuar, i arrirë dhe me atë pasion që të karakterizon vetëm ty. Gjithë të mirat, Gëzuar”, Martin Mata.

Lexo edheNga ideja për arratisje tek basketbolli dhe SIGAL, rrëfimi 360 gradë i Avni Ponarit

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat