29.5 C
Tirana
Friday, June 13, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet2024 një vit përplot suksese dhe çmime ndërkombëtare për SIGAL

2024 një vit përplot suksese dhe çmime ndërkombëtare për SIGAL

Në këtë artikull po përpiqemi të përmbledhim çmimet dhe vlerësimet e shumta ndërkombëtare të SIGAL përgjatë vitit 2024:

SIGAL ka vijuar të operojë përplot suksese përgjatë vitit 2024 në të tre shtetet e Ballkanit, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri përmes 8 kompanive të saj: 3 sigurime Jo-Jetë, 3 sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

Sipas SEE TOP 100, kompania u certifikua si më e madhja e sigurimeve në Evropën Juglindore.

Në edicionin vitit 2024 të “Top 100 Insurers” nga SeeNews, SIGAL konfirmoi pozicionin e vetë si e vetmja kompani shqiptare e sigurimeve e përfshirë në këtë renditje prestigjioze për rajonin e Evropës Juglindore.

Kompania u pozicionua në vendin e pesëdhjetë e tretë mes 100 siguruesve më të mëdhenj. SIGAL u komfirmua si lider i padiskutueshëm në Shqipëri. Duhet theksuar se, edhe dy filialet e grupit, në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ishin pjesë e TOP 100.

Me mbi 1.5 milionë klientë dhe mbi 100 milionë euro prime vjetore, kjo arritje e përforcon më tej imazhin e saj si një grup sigurimesh me standarde të larta, besueshmëri dhe sukses të qëndrueshëm në treg në rajonin e Ballkanit.

Renditja e revistës “Monitor” për tregun shqiptar, e radhiste SIGAL UNIQA-n si ndër kompanitë më të mëdha vendase dhe si kompaninë siguruese që renditej e para në Shqipëri për vitin 2024.

Gjatë po të njëjtit vit SIGAL Pension, fondi më i madh privat i pensioneve në Shqipëri, u vlerësua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me çmimin “Fondi më i madh për asetet në administrim dhe më i besueshëm”, në kuadër të ceremonisë prestigjioze CCIT Awards.

Ky çmim konfirmoi pozicionin udhëheqës të SIGAL Pension në treg dhe besimin që gëzon nga publiku, ndërsa shërbeu edhe si nxitje për përmirësim të mëtejshëm dhe për promovimin e vlerave të sipërmarrjes në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Në vitin 2024 SIGAL u certifikua nga “AXE Register” për përmbushjen e kërkesave të standardit “ISO 27001:2022” mbi menaxhimin e sigurisë së informacionit.

Kjo certifikatë konfirmoi cilësinë në implementimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve të sigurisë brenda kompanisë, veçanërisht në fushat e sigurimit dhe risigurimit.

Ajo përfaqësoi jo vetëm një arritje teknike, por edhe një dëshmi konkrete të përkushtimit të SIGAL për të ofruar standardet më të larta të mbrojtjes së të dhënave për klientët dhe partnerët e saj dhe për të qenë pararojë e zhvillimeve teknologjike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat