15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet2021/ Shqiptarët shpenzojnë më shumë për siguracionet e makinës, prona dhe shëndeti...

2021/ Shqiptarët shpenzojnë më shumë për siguracionet e makinës, prona dhe shëndeti ende në shifra modeste

Ndërsa shqiptarët janë përballur dy vitet e fundit me ngjarje të rënda dhe me kosto të mëdha si tërmetet, përmbytjet e më tej Pandemia Covid 19, të cilat në pamje të parë duhet t’i nxisnin të siguronin pronën, jetën e shëndetin, kjo nuk ka ndodhur.

Përgjatë gjithë vitit 2021, tregu i sigurimeve është dominuar tërësisht nga siguracionet e automjeteve, ndërkohë që në nivele mjaft modeste kanë mbetur portofolet e sigurimit nga fatkeqësitë natyrore e shëndetit.

Raporti i 11-mujorit, publikuar pak ditë më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregon se, portofoli i sigurimit të pronës zë vetëm 19.3% të totalit.

Akoma më të ulëta janë shifrat e portofoleve të jetës e shëndetit, të cilat zënë 13.3% të totalit të tregut të sigurimeve.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-nëntor 2021, vihet re një rritje prej 35.10% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 10.19% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020.

Ndërkaq, të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-nëntor 2021, arritën në rreth 1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 14.52% në krahasim me periudhën janar-nëntor 2020.

Lexo edheRaporti i AMF/ Sigurimi Aksidente dhe Shëndeti, askush nuk paguan sa SIGAL UNIQA

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat