Mbi 1.9 milion banorëve u është kërkuar evakuimi në Japoni.
Autoritetet njoftojnë pritjen e një cunami.
Autoritetet japoneze u kanë vazhduar banorëve në bregdetin lindor të Japonisë që të evakuohen në vende më të larta.
Arsyeja e kërkesës është se dhjetra valë janë vërejtur përgjatë bregdetit të Paqësorit të Japonisë.
Paralajmërimet për evakuim tani shtrihen në qindra kilometra/milje përgjatë bregdetit të saj të Paqësorit – nga Hokkaido në veri deri në prefekturën Wakayama në jug.
Agjencia Meteorologjike tha se valët e cunamit mund të arrijnë deri në 3 metra lartësi.
Në origjinë të këtij cunami qëndron tërmeti i fuqishëm 8.8 ballë që goditi brigjet e Kamçatkës në Rusi.
Tërmeti menjëherë u pasua me valë 3-4 metra në Rusi dhe 60 cm në Japoni, por gjendja e alertit vazhdon.
Fabrika bërthamore në Fukushima është evakuar po ashtu, si masë sigurie.