31.5 C
Tirana
Wednesday, August 27, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet2.2% më shumë të huaj se një vit më parë, sigurimi nga...

2.2% më shumë të huaj se një vit më parë, sigurimi nga aksidentet në punë si trajtim dinjitoz i punonjësve të huaj

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, duke arritur në 21,940 persona me leje qëndrimi, 2.2% më shumë se një vit më parë.

Krahas kosovarëve, italianëve dhe turqve, gjithnjë e më shumë po spikasin indianët dhe filipinasit, të cilët renditen tashmë në vendin e katërt dhe të pestë për nga numri i lejeve të qëndrimit.

Shumica janë të rinj në moshë pune (30–39 vjeç) dhe janë të përqendruar në sektorë si ndërtimi, turizmi dhe shërbimet.

Sipas të dhënave, 54.3% e të huajve në Shqipëri kanë ardhur për punë, ndërsa 24.5% për bashkim familjar.

Vetëm gjatë 2024-s aplikimet për leje qëndrimi u rritën me 6%, ku një pjesë e madhe u përkasin italianëve dhe indianëve.

Në të njëjtën kohë, prania e punëtorëve nga Azia u rrit me mbi 20%, duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion të ri për fuqinë punëtore aziatike.

Ndërkohë, numri i të huajve të parregullt ra ndjeshëm, çka tregon se indianët dhe filipinasit po zgjedhin gjithnjë e më shumë rrugën ligjore për të jetuar e punuar në vend.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET NË PUNË

Çdo punëtor manual, që në SIGAL zgjedh si masë mbulimi periudhën 2-vjeçare, për 9 mijë Lekë në vit, mund të garantojë:

  • shpenzimet mjekësore deri në masën e barabartë me 10% të pagesës vjetore,
  • 180 ditë shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme,
  • shumën e plotë të siguruar në rast paaftësie të përhershme apo në rast vdekjeje
SIGAL, duke mbajtur parasysh se përveç dramës familjare në nivel emocional dhe psikologjik që shkakton humbja e një familjari në marrëdhënie pune, si burim financiar i prerë në mes, ofron produktin e sigurimit që tejkalon traumën financiare për financat e familjes që shkakton vdekja apo dëmtimi i një punëtori në aksident.
Ky sigurim është i vlefshëm edhe për punonjësit e huaj të ndërtimit.
SIGAL do të jetë pranë jush kur askush tjetër nuk do të mundet, siç dëshmojnë 12 mijë përfituesit nga 11.2 milionë euro dëmshpërblime të paguara vetëm në 7-mujorin e parë të vitit 2025 sipas raportit zyrtar të AMF.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat