5.5 C
Tirana
Wednesday, November 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"17 nxënës për çdo një mësues", EUROSTAT: Shqipëria mes vendeve të para...

“17 nxënës për çdo një mësues”, EUROSTAT: Shqipëria mes vendeve të para me raportin më të lartë

Referuar të dhënave të “Institutit të Statistkave” raporti i nxënësve për mësues ka ardhur në rënie nga viti në vit, kjo edhe si pasojë e numrit më të ulët të nxënësve të regjistruar.  Raporti i nxënësve për mësues shihet si tregues cilësie në procesin e mësimdhënies. Sa më i lartë raporti, aq më pak efektiv është procesi i mësimdhënies. Në arsimin fillor publik raporti i nxënësve për mësues, për vitin akademik 2021-22, është 16.1 nxënës për një mësues, ndërkohë që një vit më parë ky raport ishte 16.6. Nga ana tjetër, përgjatë vitit akademik 2017-18 raporti i numrit të nxënësve për mësues ishte 17.8. Në ciklin 9 vjeçar raporti për vitin akademik 2021-22 është 8.5 nxënës për mësues, ndërkohë në arsimin e mesëm publik raporti është 12.8.  Krahasuar me vitin 2020-21 ky raport është ulur me 0.6 nxënës.

“Scan Intel” ka kryqëzuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” me ato të “Agjencisë Europiane të Statitstikave” për të parë sa është raporti nxënës për mësues, krahasuar me vendin tonë. Referuar shifrave për këtë tregues rezulton se Shqipëria është mes vendeve të para me raportin më të lartë për vitin 2020, viti i fundit për të cilin EUROSTAT disponon të dhëna. Mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian është 13.6 nxënës për mësues, ndërkohë vendi me raportin më të lartë është Rumania me 19.2, pasuar nga Franca dhe Çekia me 18.4 dhe 18 nxënës. Vendet e rajonit qëndrojnë më poshtë Shqipërisë në këtë renditje me 14.9 nxënës për mësues në arsimin fillor në Serbi dhe me 14.8 në Maqedoninë e Veriut.

Nëse do të flisnim për raportin nxënës për mësues sa i përket arsimit të mesëm në Shqipëri dhe në vendet e Europës të dhënat tregojnë se vendi ynë përsëri qëndron mes vendeve të para me raportin më të lartë. Në Shqipëri janë 13.3 nxënës për mësues në arsimin e mesëm, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian është 11.2 nxënës. Hollanda dhe Finlanda mbajnë rekord me raportin më të lartë, ndërsa vendet me raportin më të ulët janë Luksemburgu dhe Malta me 4.7 nxënës për mësues dhe 7 nxënës për mësues.

Ndërkohë, Eurostat thekson se raporti nxënës për mësues përllogaritet duke pjesëtuar numrin e nxënësve me kohë të plotë me numrin e mësuesve që japin mësim në shkolla me kohë të plotë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat