1.5 C
Tirana
Wednesday, December 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet16-vjeçari në Korçë ndërron jetë pas arrestit kardiak/ Pse po rriten rastet...

16-vjeçari në Korçë ndërron jetë pas arrestit kardiak/ Pse po rriten rastet fatale edhe te moshat e reja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kuç të njësisë Dishnicë në bashkinë e Korçës.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka pësuar arrest kardiak.

Kanë qenë vet prindërit prezent në momentin kur djali i tyre nuk është ndjerë mirë dhe kanë lajmëruar ambulancën.

Mëngjesin e djeshëm shkolla e mesme “Ymer Dishnica” ka mbajtur një minutë heshtje për të miturin,  ndërsa në një postim në rrjetet sociale, shkolla e ka cilësuar K.C  si një nga nxënësit më shembullorë të shkollës të tyre.

Sëmundjet kardiovaskulare, edhe Shqipëria në zonën e kuqe

Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësi numër një në botë.

Ataku në zemër, goditjet në tru dhe insuficenca kardiake u marrin jetën më shumë se 21 milionë njerëzve në vit.

Edhe Shqipëria ka hyrë në zonën e kuqe për rritjen e rasteve me sëmundje kardiovaksulare edhe tek moshat e reja.

Sipas të dhënave zyrtare nga ISHP dhe OBSH, 4 në 5 vdekje janë sëmundjet kardiovaskulare  janë si pasojë e goditjeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Sipas mjekëve, në Shqipëri po ulet mosha e të prekurve nga problemet kardiake.

“Kultura mjekësore për kontrolle të zemrës, në moshën 40-50 edhe më parë, sepse kemi një ulje të moshës së problemeve me zemrën”.

Përveç faktorit genetik janë një sërë faktorësh të tjerë që po ndikojnë në rritjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Trashëgimia po ashtu, duhani, diabeti, aktiviteti fizik, jeta sedentare, yndyrnat”.

10 mijë persona humbin jetën çdo ditë në Europë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas një raporti të fundit të OBSH-së për Europën, ku bën pjesë edhe Shqipëria, shkaku kryesor është hipertensioni apo i njohur ndryshe si presioni i lartë i gjakut.

LEXO EDHEPse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat