19.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1,365 aksidente në 8 muaj/ Aksidentet përgjakin rrugët! 252 të aksidentuar vetëm...

1,365 aksidente në 8 muaj/ Aksidentet përgjakin rrugët! 252 të aksidentuar vetëm në gusht

Aksidentet rrugore mbeten një problem serioz për Shqipërinë.

Sipas INSTAT, vetëm në muajin Gusht të këtij viti janë regjistruar 173 aksidente rrugore, nga të cilët 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

Aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Gusht 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Premte me 22,5 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë, me 8,1%.

Sa i përket 8-mujorit, janar-gusht 2024, në vend janë regjistruar 1,364 aksidente me 100 viktima.

Gjatë tetëmujorit 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,2 për 100 aksidente, raporton INSTAT.

LEXO EDHENdryshimi i fajësisë në aksidentet rrugore, “Pamfleti” zbulon skemën: Ja roli i Policisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat