Një tragjedi ka ndodhur në një lokal karaokeje në Vietnam, pasi një zjarr i madh i mori jetën 12 personave dhe la të plagosur 11 të tjerë.
“Shumë njerëz u arratisën përmes hyrjes kryesore, por shumë të tjerë u hodhën nga dyshemetë, duke thyer këmbët dhe duart”, tha një dëshmitar, raportojnë mediat e huaja.
Ky është zjarri më vdekjeprurës në Vietnam që nga ai i një ndërtese banimi në qytetin Ho Chi Minh në vitin 2018, ku humbën jetën 13 persona.
Një tragjedi e ngjashme me 13 të viktima ka ndodhur në vitin 2016 në një bar karaokeje në kryeqytetin Hanoi.
Ngjarje të tilla, me pasoja të rënda në njerëz por edhe në financa, nxjerrin dhe një herë në pah nevojën për të qenë të siguruar gjatë gjithë kohës.
Sa bare, club-e dhe diskoteka ka në Shqipëri, të tejmbushura gjatë gjithë kohës me të rinj dhe të reja. A janë të gjitha të siguruara?
Sigurimi i Biznesit është tepër i rëndësishëm. Çdo biznes mund të përballet me rreziqe të shumta, të cilat mund të sjellin deri në rrënim ekonomik.
Të pasurit një policë sigurimi ju garanton mbulimin e kostove në ngjarje të paparashikuara, duke ju shpëtuar nga rreziku i falimentimit.
Ja disa nga policat kryesore që çdo biznes duhet ti ketë:
Sigurimi i pronës së biznesit mbron pronën nga dëmtimet për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja, vjedhja, etj. Ky lloj sigurimi biznesi ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve të biznesit tuaj.
Çdo biznes duhet të jetë i pajisur me policën e sigurimit të përgjegjësisë. Kjo policë ofron mbrojtje ndaj incidenteve të palëve të treta, si lëndime trupore, apo dëmtime të pronës, të cilat mund të çojnë në ngritje padish dhe të kenë pasoja financiare të rënda.
Sigurimi i përgjegjësisë publike, mbulon shpenzimet tuaja në rast kur ju duhet të dëmshpërbleni, të paguani për kujdesin mjekësor, apo për shpenzimet ligjore në rast padish gjyqësore.
3- Sigurimi i përgjegjësisë së produktit
Ky lloj mbulimi mbron biznesin tuaj nga kostot nëse një produkt nuk funksionon siç duhet dhe i shkakton dëm një pale të tretë. Sa më shumë produkte që prodhoni dhe krijoni, aq më të mëdha janë shanset që një nga produktet të ketë një defekt.
Disa nga bizneset që sigurojnë përgjegjësinë e produktit janë Dyqanet, Distributorët, Prodhuesit, Baret, Restorantet, etj.
Polica e sigurimit të përgjegjësisë së produktit mbulon dëmshpërblimet, shpenzimet ligjore dhe faturat mjekësore.
4- Sigurimi nga aksidentet për punonjësit
Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin si pasojë e natyrës së punës së tyre.
Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësi, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar.
Përmes këtyre produkteve, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbron ndaj një përgjegjësie para ligjit për dëmet, kostot dhe shpenzimet në përputhje të pretendimeve për dëmet e shkaktuara karshi paleve të treta.
Për më shumë informacione klikoni në: https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/
Ndërmerr një hap të rëndësishëm sot, siguro biznesin tënd dhe vijo punën i qetë…