Sipas raportit të AMF-së për 7-mujorin e parë të vitit 2025, SIGAL Insurance GROUP mbetet kompania më e besuar në tregun shqiptar.
Ky besim, edhe pse plotësisht jo i rrokshëm nga shifrat, edhe përmes gjuhës shifrore shpreh qartë dominimin në besim, korrektesë dhe kudogjendje ndaj klientëve nevojtarë për dëmshpërblimin financiar.
Në 7 muajt e parë të vitit, SIGAL Insurance Group ka paguar afërsisht 11.2 milionë euro dëme, duke e shpënë përherë e më lart rekordin dhe tavanin e pagesave të dëmeve në industrinë vendase.
Mbi 12 mijë kanë qenë përfituesit e drejtpërdrejtë të këtyre dëmshpërblimeve, mbi 53 mijë euro dëme janë paguar mesatarisht çdo ditë nga kompania.
SIGAL mbetet institucioni i ndërtuar mbi besimin dhe korrektesën, i aftë të gjendet krahë klientit kur askush tjetër të mos mundet.
Kjo shkon edhe përtej shifrave, por shprehet më së miri edhe përmes tyre