17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet12 makina u përfshinë në aksident, 9 të plagosur/ Shkak dyshohet humbja...

12 makina u përfshinë në aksident, 9 të plagosur/ Shkak dyshohet humbja e kontrollit nga shoferi i urbanit të Unazës

Dymbëdhjetë automjete u përfshinë në aksidentin e ndodhur pranë Urës së Tajvanit këtë mesditë në Tiranë duke plagosur 9 persona.

Si pasojë janë dëmtuar A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit zinxhir që ka krijuar trafik të rënduar dhe ka trembur dëshmitarët në vendngjarje, por paraprakisht dyshohet se shoferi i urbanit ka humbur kontrollin e mjetit.

Policia sqaron se pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Ndërkohë një prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në aksident ka dhënë një prononcim për mediat ku është shprehur se autobusi e ka goditur nga mbrapa kur ishte i ndaluar në semafor të kuq.

Drejtuesi i makinës thotë se nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse ai nuk do të kishte frenuar në momentin kur është goditur nga autobusi.

Shoferi: Quhem Ilir, isha vetëm në automjet. Nuk di si të jua them çfarë ndodhi. Ndodhi shumë shpejt, dëgjova zhurma, isha me semafor të kuq i ndaluar. Autobusi më goditi nga pas, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur po të mos kisha frenuar. Nuk kishte makina para meje. Unë mbaj mend që zhurmat erdhën nga mbrapa. Autobusi ishte në ecje, ishte shpejt. Momentin e goditjes dolëm dhe mora pak veten sepse nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Mesa pashë unë kishte shumë njerëz të lënduar. Shërbimi i urgjencës erdhi. Shoferi i autobusit ishte i tronditur, ishte tek të 60-at. Ai ishte i shokuar.

LEXO EDHE: Ja pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat