Udhëtimet janë gjithmonë të bukura por mund të ndodhë që të kushtojnë edhe shumë!
Ndaj, duhet të jemi të kujdesshëm kur të zgjedhim destinacionin e rradhës në mënyrë që të shijojmë qëndrimin dhe të mos shpenzojmë shumë.
“Ka shumë vende të bukura dhe magjepsëse për t’u eksploruar, me kosto shumë të ulëta, shumë prej të cilave janë pikërisht në pragun tonë”.
Kështu shkruan portali britanik “Restless” teksa rëndit 12 destinacionet më të lira për vitin 2024.
Mes tyre, sigurisht që nuk mund të mungonte Shqipëria.
“Për vite me radhë Shqipëria mbeti relativisht e pazbuluar, por ky xhevahir i anashkaluar i Mesdheut ka filluar të krijojë një emër të vetin.
Plazhet e pacenuara me rërë, kryesisht nuk janë të mbipopulluara nga turistët e huaj, dhe malet dhe luginat piktoreske janë shtëpia e qyteteve të bukura osmane, rrënojave magjepsëse romake dhe liqeneve tërheqës të kaltër.
Ky vend i bukur ballkanik është mrekullisht unik, ndërsa ndikimet greke, italiane dhe turke janë të dukshme, gjuha, zakonet dhe kuzhina e Shqipërisë janë krejtësisht të dallueshme.
Kryeqyteti, Tirana, gumëzhin nga jeta e gjallë dhe bregdeti i Jonit rivalizon atë të Kroacisë dhe Greqisë. Vendasit mikpritës i përshëndesin turistët ngrohtësisht, të palodhur nga turizmi masiv, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe Shqipëria do të përjetojë turma vizitorësh, kështu që tani është koha e duhur për ta vizituar“.
Për t’ju frymëzuar, këtu janë 12 nga vendet më të lira në Evropë për vitin 2024:
- Bullgari
2. Shqipëria
3. Mali i Zi
4. Hungari
5. Slloveni
6. Portugali
7. Republika Çeke
8. Estoni
9. Rumani
10. Sllovaki
11. Poloni
12. Bosnje dhe Hercegovina