10.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet11 vite nga aksidenti tragjik i Sokol Olldashit

11 vite nga aksidenti tragjik i Sokol Olldashit

Sot, më 20 nëntor bëhen 11 vite nga aksidenti tragjik ku humbi jetën politikani Sokol Olldashi.

Ai po udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 dhe në dalje të tunelit do të pësonte aksidentin që do të rezultonte tragjik.

Sokol Olldashi është spikatur si një prej figurave më të dalluara të Partisë Demokratike. Ai ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Karrierën e tij si gazetar dhe kreyeredaktor i gazetës “Albania”, ndërsa në vitin 2001 zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Katër vite më vonë, Olldashi rizgjidhet në Kuvend, me fitoren në Shijak. Pasi fitoi mandatin e dytë të deputetit ai u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007.

Në këtë kohë, kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës.

Më pas, Sokol Olldashi ka mbajtur dhe postin e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike deri në shtator të 2013.

Në aspektin personal, ai ishte i martuar me Enkeleda Olldashi dhe kanë dy djem, Glaukun dhe Kleitin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat