5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet104-vjetori i Tiranës kryeqytet, ja plani i lëvizjes së automjeteve këtë fundjavë

104-vjetori i Tiranës kryeqytet, ja plani i lëvizjes së automjeteve këtë fundjavë

Me rastin e 104-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh të ndryshme në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash.

Plani i lëvizjes së automjeteve:

-Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të organizimit të aktiviteteve me rastin e 104 vjetorit të Tiranës, në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” me rrugën “Myslym Shyri”, deri në kryqëzimin e rrugës “Reshit Çollaku” me rrugën “Myslym Shyri”, nga data 09.02.2024 ora 21:00, deri në datën 11.02 2024 ora 03:00. 2. Qarkullimi i automjeteve, do të devijojë në rrugët “Vangjush Furxhi”, “Islam Alla”, “Hajdar Hidi”, “Shyqyri Bërxolli”.

-Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

TIRANA KRYEQYTET

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës. Pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hyn në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese.

Tirana ishte shpallur kryeqytet dhe autoritetet e larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi i Lushnjes, marshuan për nw qendwn menjëherë pas mbylljes së punimeve të tij. Ata kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, pasi ai ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, e për të mbërritur më pas në Tiranë.

Arsyet e shpalljes së Tiranës kryeqytet

– Mosprania e forcave të huaja (pushtuese),

– pozita gjeografike në qendër të vendit,

– patriotizmi shumë herë treguar i popullsisë së trevës,

– prania e disa ndërtesave që mund të përdoreshin si zyra.

HISTORIKU

Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit dhe ka një shtrirje gjeografike në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin, si dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

Për herë të parë emri Tiranë përmendet në vitin 1418, në një dokument venedikas për t’u kujtuar në shekullin e 15-të nga historiani dhe shkrimtari i madh Marin Barleti.

Si datë e themelimit të Tiranës si qytet në zemër të Shqipërisë merret viti 1614, kur me kujdesin e Sulejman pashë Bargjinit u ngrit bërthama e parë e qytetit me një xhami, një banjë (hamam), një furrë dhe disa dyqane.

Tirana për gati dy shekuj qëndroi nën degën e familjes Toptani nga Kruja.

Që nga mesi i shekullit XVII-të Tirana nisi të zhvillohej dhe në të u ndërtua një pazar i pajisur me zejtari të ndryshme.

Po aq të lashta sa edhe vetë qyteti janë edhe dy lagjet, ajo e Mujos dhe e Pazarit që ndodhen në zonën mes qendrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit.

Në vitin 1789 nisi të ndërtohej xhamia e Et’hem Beut.

Në vitin 1830 u ngrit Kulla e Sahatit.

Në gjysmën e parë të shekullit XIX-të mbi lumin Lanë u ndërtuan dy ura ajo e Tabakëve dhe ura e Terzijve.

LEXO EDHE: “Takohemi te SIGAL”/ Godina simbol në zemër të Tiranës që vijon të mbetet një pikë referimi për qytetarët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat