11.5 C
Tirana
Friday, December 5, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomi104-vjetori i Kryqit të Kuq dhe Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit: SIGAL IG...

104-vjetori i Kryqit të Kuq dhe Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit: SIGAL IG në mbrëmjen gala, orkestra e harqeve SIGAL dhe karta check up-i dhuratë (VIDEO)

Në 104-vjetorin e themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kryqi i Kuq Shqipëri zhvilloi një mbrëmje të veçantë gala, nën drejtimin e këngëtares dhe moderatores se njohur, Marsela Çibukaj. Aktiviteti synonte vlerësimin e mijëra vullnetarëve që çdo vit i shërbejnë komunitetit me përkushtim dhe profesionalizëm.

Edhe kete vit, SIGAL INSURANCE GROUP ishte pjesë e këtij aktiviteti. Kompania kontribuoi në mënyrë simbolike dhe domethënëse me interpretimin e disa pjesëve muzikore nga Orkestra e Harqeve SIGAL e drejtuar nga Mjeshtri i Madh Ermir Dizdari, e cila këtë vit shënon 12 vjet aktivitet të pandërprerë, duke i dhënë mbrëmjes nota të larta artistike dhe emocione të bukura.

SIGAL Insurance Group dhuroi gjithashtu dhjetëra karta check up-i falas të dedikuara për nëna dhe fëmijë, si një kontribut konkret për parandalimin e sëmundjeve. Kompania e konsideron diagnostikimin e hershëm si “armën e fitoreve të sigurta” për një shoqëri të shëndetshme, sepse shëndeti mbetet pasuria më e çmuar që kemi.

Vullnetarizmi dhe përvoja e gjatë e Kryqit të Kuq u nderuan me një program artistik të pasur: grupi i balerinave të Shkollës së Baletit, një balet klasik në çift nga primobalerinët e TOB Adela dhe Anxhelo Muçollari, si edhe performanca vokale të ngrohta dhe plot ndjeshmëri të interpretuara nga Marsela Çibukaj, e shoqëruar nga kitaristi nga Kosova, Berat Këpuska.

Po kaq frymëzuese ishin edhe mesazhet e forta në fjalët përshëndetëse të presidentit të Kryqit të Kuq Shqipëri dhe të vullëtares nga Ukraina, znj. Samolenko, e cila, ndonëse vetëm tre vjet në Shqipëri, mbajti një fjalim me një shqipe të përsosur.

Me pjesëmarrjen në këtë mbrëmje, SIGAL IG forcon edhe një herë rolin e saj si kompani që ushtron me seriozitet përgjegjësinë sociale dhe që e kupton qartë ndikimin e saj pozitiv në shoqëri, si kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat