9.5 C
Tirana
Wednesday, December 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10-mujori 2024/ SIGAL udhëheq tregun e sigurimeve edhe në Kosovë

10-mujori 2024/ SIGAL udhëheq tregun e sigurimeve edhe në Kosovë

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA vazhdon të ruajë pozitën e saj si lider në tregun e sigurimeve në Kosovë edhe gjatë periudhës janar-tetor 2024.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë 10-mujorit SIGAL zotëron 14.03% të primeve të Sigurimeve të Jo-Jetës nga 10 kompani që operojnë në treg.

Sa i përket dëmeve, SIGAL ka paguar mbi 6.5 milionë euro gjatë 10 muajve.

“SIGAL UNIQA Kosova”, pjesë e Grupit SIGAL, me seli qëndrore në Tiranë, ka njohur rritje vit pas viti duke u shndërruar sot në emrin më të besuar të sigurimeve.

Prej 21 vitesh në treg, kompania ka udhëhequr vazhdimisht tregun e sigurimeve në Kosovë duke u shndërruar në më të besuarën në sigurimin e jetës, shëndetit, pronës, biznesit, automjetit etj.

LEXO EDHE: Besim i palëkundur/ SIGAL e mbyll edhe 10-mujorin në krye të tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat