7.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesore10 mënyra për t’u ringritur dhe për të arritur objektivat në karrierë...

10 mënyra për t’u ringritur dhe për të arritur objektivat në karrierë gjatë 2023

Bota e punës ka qenë një vend i trazuar në vitin 2022.

Ndërkohë që po e merrnim veten ngadalë nga pandemia, kompanitë luftuan për të mbajtur kokën mbi ujë me rritjen e inflacionit dhe frikërave për recesion.

Problemet e shëndetit mendor dhe burnout në punë vijuan të rriten.

Si pasojë e “Dorëheqjeve të mëdha” (Great Resignation) shprehje si “dorëheqje në heshtje” (quiet quitting), “paranoja e produktivitetit” (productivity paranoja), “pushim nga puna në heshtje” (quiet firing) dhe “pranga në punë” (job cuffing) u bënë tendencat në punë.

Çdo vit sjell me vete pengesa dhe 2023 do të ketë pjesën e tij. Gjëja më e mirë që duhet të bëni për t’u përballur me vitin e ri është të kultivoni dhe ruani qëndrueshmërisë, për të kapërcyer pengesat e panjohura të punës.

Ne nuk mundemi gjithnjë të kontrollojmë problemet në vendin e punës, por mund të kontrollojmë mënyrën se si përballemi me to.

Është një vit i ri dhe ju jeni një njeri i ri – ndaj mund të bëni gjithçka që të jetë viti juaj më i mirë.

Lexoni 10 strategji për të rritur pozitivitetin tuaj dhe të kultivoni mendësi fituese në punë në vitin 2023.

1. Përqendrohuni tek anët pozitive të një situate negative. Në çdo humbje ka një avantazh (fitim) nëse e kërkoni.

2. Identifikoni mundësitë që “fshihen” në një situatë të vështirë. Përqendroni te lajmet e mira që rrethojnë lajmet e këqija. Pyesni veten: “Si mund ta kthej këtë situatë në avantazhin tim? A mund të gjej diçka pozitive në të? Çfarë mund të bëj apo si ta zgjidh këtë situatë?

3. Zhvilloni mendësinë në rritje. Mendojeni një disfatë si një mësim prej të cilit mund të rriteni, jo si një dështim me të cilin duhet të përballeni. Pyesni veten se çfarë mund të mësoni nga një rezultat jo i suksesshëm në punë apo nga një disfatë dhe përdoreni si një trampolinë në vend të një pengese në rrugë.

4. Rrisni qëllimin tuaj. Kur ndiheni të kërcënuar, truri është i predispozuar për ta kufizuar dhe shënjestruar kërcënimin si të jetë objektivi zoom i një aparati fotografik. Kjo kufizon aftësinë për të parë tablonë e plotë. Zgjeroni perspektivën tuaj me një objektiv me kënd të gjerë që do t’ju çojë drejt mundësive më të mëdha. Mendoni të gjithë njerëzit dhe gjërat për të cilat jeni falënderues në punë dhe në shtëpi.

5.Guxoni. Rrezikoni nga pak dhe dilni jashtë zonës së komfortit në situata të reja, në vend që të parashikoni rezultate negative para se t’i provoni. “Nuk do të shkoj te festa e punës sepse kam frikë se nuk do të njoh askënd” shndërrohet në “Nëse shkoj në festën e punës mund të gjej një mik të ri”.

6. Mos e ekzagjeroni një situatë të vështirë. Bëni ndryshime të vogla të perspektivës dhe mos lejoni që një përvojë e vetme negative të ndikojë në vizitonin tuaj të përgjithshëm. “Nuk arrita të promovohem, ndaj nuk do t’i arrij kurrë objektivat e mi në karrierë” shndërrohet në “Nuk e arrita promovimin, por mund të bëj disa hapa të tjerë për të arritur objektivat në karrierë”.

7. Përqendrohuni te zgjidhja, jo vetëm te problem. Nëse largoheni nga problemi dhe fokusoheni te një gamë e gjerë mundësish, do të jeni në gjendje të përballeni me situatat e paparashikueshme të jetës.

8. Praktikoni një mendim pozitiv me veten. Pas një zhgënjimi të madh, nënvizoni triumfet dhe vlerësoni “të metat” tuaja, në vend që të torturoni veten me “mangësitë”. Bëni një listë të të gjithë aftësive tuaja. Lexojeni shpesh. Përgëzojeni veten çdo herë që arrini një objektiv.

9.Shoqërohuni me njerëz pozitivë. Optimizmi është ngjitës. Kur rrethoheni nga njerëz optimistë, pozitivizmi që transmetohet dhe potenciali për mundësi ka më shumë gjasa të realizohet.

10.Përpiquni të shihni fillime të reja në situata të vështira. Dështimi nuk është as personal dhe as përfundimtar. Imagjinojini dështimet si të përkohshme dhe kuptoni se mund t’i kapërceni ato. Sa herë që ringriheni pas një dështimi, keni sukses. Këmbëngulja rrit mundësitë për të arritur suksesin.

/Forbes

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat