13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1 në 7 adoleshentë, probleme të shëndetit mendor

1 në 7 adoleshentë, probleme të shëndetit mendor

Në botë 1 në çdo 7 adoleshentë vuan nga një shqetësim mendor i diagnostikuar. Në Evropë të miturit që kanë një problem me shëndetin mendor janë më shumë se 11 milionë.

Ndërkohë që në 10 vjeçarin e fundit konsulencat neuropsikiatrike në qendrat e urgjencave janë rritur me 500%.

Në nivel ndërkombëtar problem thelbësor janë rrjetet sociale, që krijojnë varësi, njëso si ato të lëndëve narkotike.

Sot në nivel global vetëvrasjet në radhët e adoleshentëve janë rasti i dytë i vdekjeve tek të miturit, të cilat padyshim lindin nga një problem i shëndetit mendor, që i bën të frustruar, të pakuptuar, me mungesë dashurie, vëmendjeje apo shumë faktorë të tjerë.

Varësia ndaj pajisjeve teknologjike e rrjeteve sociale ka të njëjtat efekte negative në tru me ato të drogës, pasi aktivizohen të njëjtat zona cerebrale si të ishin substanca kimike, gjë e provuar dhe e rikonfirmuar nga shkenca.

Organizatat ndërkombëtare dhe komuniteti shkencor bënë thirrrje edhe më fort për kujdes të shtuar ndaj dobësive psikologjike të fëmijëve, përtej stigmave sociale apo kulturore, për të shpëtuar mirëqenien dhe të ardhmen e tyre.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat