9.5 C
Tirana
Thursday, February 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1 në 6 dëme sigurimesh në rajon paguhet nga SIGAL. Rreth 50...

1 në 6 dëme sigurimesh në rajon paguhet nga SIGAL. Rreth 50 milionë euro dëmshpërblime në vitin 2025

Gjatë vitit 2025, SIGAL Insurance Group pagoi mbi 50 milionë euro dëmshpërblime në rajonin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut.

Në këtë rajon grupi operon përmes 8 kompanish të ndryshme.

Industria e sigurimeve në të tre shtetet pagoi gjithsej rreth 300 milionë euro për sigurimet jetë dhe jo-jetë.

Kjo tregon se SIGAL paguan 1 në çdo 6 euro të dëmeve të paguara nga industria e sigurimeve në rajon, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve mbikëqyrëse në secilin prej 3 shteteve, paguhet nga SIGAL INSURANCE GROUP.

Grupi dëshmoi edhe një prirje pozitive, një përqindje të lartë të sigurimeve vullnetare: mbi 55% e tregut në Kosovë, rreth 50% në Shqipëri dhe një raport të ngjashëm në Maqedoni të Veriut, në SIGAL jane sigurime vullnetare.

Kjo tregon se SIGAL ka diversifikuar ofertën e saj dhe është plotësisht e krahasueshme me kompanitë më të mëdha ndërkombëtare.

Vetëm për dëmet në pronë, SIGAL pagoi mbi 7 milionë euro në rajon, ndërsa për dëmet në sigurimeve të jetës u paguan rreth 6 milionë euro.

Në të tre shtetet, filozofia e punës mbetet e njëjtë: dëmshpërblimi paguhet korrekt dhe shpejt, në përputhje me kontratat dhe ligjet në fuqi.

Koha mesatare e pritjes për dëmshpërblim është vetëm 14 ditë, pas dorëzimit të dokumentacionit të plotë dhe të rregullt.

Në rajon nuk ka pasur asnjë ankese për mosnjohje të dëmeve, duke dëshmuar angazhimin e kompanisë për besueshmëri, transparencë dhe mbështetje reale të klientëve.

SIGAL, për vitin 2026, synon strategjikisht më shumë kombinime të produkteve vullnetare të sigurimeve, më shumë akses digjital të produkteve të sigurimeve dhe më shumë lehtësira financiare te mënyrat e pagesave në mënyra që zgjerimi i klientelës në rajon të vijojë me të njëjtat ritme.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat