8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1 në 5 shqiptarë i moshuar! Skema e pensioneve nën presion të...

1 në 5 shqiptarë i moshuar! Skema e pensioneve nën presion të fortë/ Zgjidhjet që imponon koha

Një në pesë shqiptarë sot është i moshuar. Nga rreth 2.4 milionë qytetarë në total, më shumë se 473 mijë janë mbi 65 vjeç. Kjo ka bërë që raporti i varësisë së të moshuarve që llogarit numrin e personave mbi 65 vjeç me ata në moshë pune të rritet në 30.4% nga 16.7% në vitin 2011.

Thënë ndryshe, presioni mbi skemën e pensioneve është sot në nivelet më të larta.

Ky presion bëhet edhe më i dukshëm nga ndryshimi i moshës mesatare në pak më shumë se një dekadë. Nga 35.2 në 2011, mosha mesatare e popullsisë në vendi ka arritur në 42.5 vjeç.

Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë që sot kërcënon më shumës e kurrë skemën e pensioneve.

Ministria e Financave ka përllogaritur që shpenzimet totale të Sigurimeve Shoqërore për këto shkaqe do të jenë në nivelin e 169.8 miliardë lekëve, nga 159.9 miliardë vitin e shkuar.

A janë fondet private të pensioneve një alternativë e mirë për të siguruar të ardhura më të larta nga pensioni dhe pse?

Një nga sistemet që po instalohet dhe zhvillohet sot me sukses në Europë e më gjerë është vendosja e sistemit të Alternuar të Pensioneve, me dy komponentë të rëndësishëm, një sistem publik bazë i konsoliduar dhe një sistem privat i zhvilluar, i detyrueshëm për brezin e ri dhe vullnetar për të gjithë ata që duan një pension më të lartë.

Ky sistem presupozon një ndarje të kontributit në dy pjesë, kontribut shoqëror për skemën shtetërore PAYG dhe kontribut individual për skemën vetëkapitalizuese private. Ndërsa skema vullnetare lihet e lirë, kush dëshiron më shumë, bëhet pjesëmarrës në këto skema.

Këtë model, krahas të gjithë vendeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj., e gjejmë edhe në Poloni, Hungari, Kroaci, Bullgari, Estoni, Rumani, Çeki, Sllovaki, Kosovë, Maqedoni e Veriut, etj., të cilat sipas kushteve konkrete kanë bërë ndarjen e kontributeve dhe ndjekin në dinamikë evoluimin e këtyre proceseve. Vetëm tre vende të Ballkanit perëndimor Shqipëri, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nuk e kanë kompletuar sistemin e pensioneve me kolonën e dytë private, kjo është edhe arsyeja që niveli i pensioneve në këto vende është shumë i ulët.

Duke vendosur një sistem të alternuar pensionesh me dy komponentë të rëndësishëm, një sistem publik bazë të konsoliduar dhe një sistem privat të zhvilluar, krijohen premisa, jo vetëm në përmirësimin gradual të situatës financiare të sistemit të pensioneve, por ndihmohet edhe ekonomia e vendit, duke mobilizuar kursimet e popullatës nëpërmjet kontributeve në investime në ekonominë e tyre.

Sistemet private të pensioneve u japin zgjidhje mjaft problemeve që dikton koha:

Së pari, zgjidhin kontradiktën e brezave, duke e bërë brezin e ri më të interesuar për t’u siguruar;

Së dyti, zgjidhin problemet e shtrembërimit të tregut të punës, mjaft shqetësuese për ekonominë shqiptare, i cili zë rreth 32% të informalitetit, si në rastin e evazionit të zi, ashtu edhe të atij gri, mbasi lidhet shumë mirë masa e kontributit me atë të përfitimit.

Së treti, ofrojnë përfitime në kushte më të favorshme moshe, vjetërsie në punë e masë pensioni. Si dhe kanë një transparencë e sistem fiskal mjaft favorizues.

Këto janë edhe arsyet që sot pensionet private (vetëkapitalizuese) po zhvillohen me ritme të larta në të gjithë vendet e botës.

Fondet e pensioneve private janë domosdoshmëri urgjente e kohës që po jetojmë…

Mësoni më shumë këtu: https://fondisigal.com.al/

LEXO EDHE: “Pensionet Private, Pensionet e së Ardhmes“

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat