1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 l% e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike.
Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan.
Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm vendet e OECD-së si edhe nivelin mesatar global.
Si ndikon duhanpirja në shëndet?
Pirja e duhanit është ngjarja më vdekjeprurëse e helmimit social. Vdekja, mund të ndodhë nga sëmundja e shkaktuar nga duhani.
Çdo cigare përmban më shumë se 4000 kimikate që janë helmuese për trupin, irrituese, kancerogjene ose lehtësojnë shfaqjen e kancerit.
Të paktën 50 prej tyre janë vërtetuar se shkaktojnë drejtpërdrejt kancer. Substanca që e bën një person të varur nga cigare është nikotina.
Nikotina gjithashtu rrit rrahjet e zemrës, rrit presionin e gjakut dhe rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut.
Cilat Janë Dëmet E Pirjes Të Duhanit?
Rreziku i kancerit të mushkërive tek duhanpirësit është 20 herë më i lartë se tek ata që nuk pinë duhan. Edhe tek ata që nuk pinë duhan, por janë të ekspozuar ndaj tymit, rreziku i kancerit të mushkërive është 3 herë më i lartë se tek joduhanpirësit.
Përveç kancerit të mushkërive, duhanpirësit kanë gjithashtu një rrezik të shtuar të kancerit të gojës, gjuhës, buzëve, laringut, ezofagut, pankreasit, fshikëzës, veshkave, prostatës dhe qafës së mitrës.
Rreziku i kancerit të gjirit rritet tek gratë që janë të ekspozuara ndaj duhanit edhe pse nuk pinë kurrë duhan. Pirja e duhanit është shkaku më i rëndësishëm i sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes që shkaktojnë gulçim, si bronkiti kronik dhe emfizema.
Rreziku i vdekjes nga këto sëmundje është 40 herë më i lartë se ai i një personi që nuk pi duhan kurrë. Rreziku i sulmit në zemër rritet 3 herë te duhanpirësit.
Pirja e duhanit rrit rrezikun e sëmundjeve cerebrovaskulare dhe goditjes në tru për shkak të efekteve të tij në qarkullimin e gjakut dhe enëve të gjakut dhe shkakton gangrenë në këmbë.
Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL, kompania më e madhe e sigurimeve?
Nëse i njihni problemet tuaja shëndetësore, atëherë edhe parandalimi i një sëmundjeje dhe zbutja e simptomave të saj bëhet më e lehtë.
Rezultatet e Check-up, analizave apo vizitat mund të çojnë në rekomandime si programe intensive të zbulimit të hershëm, edhe për sëmundje serioze.
Identifikimi i hershëm i sëmundjeve dhe ndërhyrja në kohë mund të parandalojë ose vonojë fillimin ose përparimin e një sëmundjeje.
Pse kontrollet periodike (check-up) janë të rëndësishme?
Njohja e shpejtë – Duke patur një ekzaminim të përvitshëm, mjeku është në gjëndje të kontrollojë shfaqjen e një sëmundjeje që në fazat e para.
Sa më shpejt të merrni këshilla apo mjekim për këto sëmundje, aq më tepër shanse do të keni për të shmangur efekte anësore madhore.
Mjekimi në kohë frenon përhapjen në organizëm të sëmundjeve si kanceri duke e shtyrë atë sa më shumë në kohë nga sa ajo do të ishte po të mos vepronim.
Pacientët në përgjithësi paraqiten tek mjeku vetëm atëherë kur sëmundja është shfaqur me gjithë simptomat e saj. Në këtë fazë, shërimi është i vështirë dhe ndonjëherë edhe i pamundur. Mund të përmendim këtu kancerin e gjirit, që nëse diagnostikohet në fazat e tij fillestare kurohet me sukses në shumicën e rasteve, por nëse nuk konstatohet në kohë arrin në faza të avancuara dhe pacientes i kushton jetën.
E vetmja mënyrë për të kapur herët këto sëmundje është të realizoni një check-up.
Parandalimi – Njerëzit duhet të parandalojnë sëmundjet, pa pritur për t’i kuruar ato. Nëpërmjet kontrolleve të përvitshme, arrihet të parandalohen dhe kurohen një numër i madh sëmundjesh, si ato të zemrës, diabeti si dhe kanceri.
Nëpërmjet check up-it, mjeku do jetë në gjëndje t’ju tregojë mënyrën me të cilën ju mund të parandaloni problemet shëndetsore prej përkeqësimit në të ardhmen, duke ndryshuar stilin tuaj të jetesës, dietën ushqimore apo mjekimin.
ÇFARË OFRON SIGAL?
Nën moton “Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”, SIGAL, kompania lider e sigurimeve, ka sjellë vazhdimisht risi në treg duke u mundësuar klientëve të saj marrjen e shërbimeve në spitalet dhe klinikat më të mira, brenda dhe jashtë vendit.
Falë këtyre paketave, klientët e SIGAL janë në gjendje të mbajnë nën monitorim gjatë gjithë kohës gjendjen e tyre shëndetësore, pa dashur të paguajnë për shërbimet që marrin.
Paketat e sigurimit shëndetësor: https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/
Një prej produkteve unike është edhe “Check Up-i sipas Protokollit Japonez”, unik për tregun shqoptar e rjonal të sigurimeve dhe që mundëson zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve , përfshirë edhe ato të rënda siç është edhe kanceri, duke ulur kështu në maksimum rrezikun.
Analizat që mundëson“Check UP-i sipas Protokollit Japonez”
Kush duhet t’i kryejë këto analiza?
Individë me:
– Historik kanceri në familje
– Stil jetese jo të shëndetshme
– Moshat mbi 40 vjeç
– Femra
– Personat që mendojnë se vuajnë nga simptoma të padiagnostikuara
– Që kanë ngarkesë në punë
Si e ofron SIGAL këtë mundësi unike?
Përmes aplikacionit “TeleShëndet”, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, klientët e SIGAL jo vetëm që mund të komunikojnë me mjekun 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, të përfitojnë nga uljet dhe bonuset por edhe të kryejnë “CHECK UP-in sipas Protokollit Japonez” në spitalet dhe klinikat më të mira në Shqipëri.
Nxitoni dhe bëjeni tuajin këtë mundësi që në Shqipëri nuk e ofron askush përveç SIGAL.
Blijeni ONLINE tani!
Për çdo pyetje ose paqartësi, shkruani në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829