16.5 C
Tirana
Monday, March 30, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1 në 4 dëme të tregut të sigurimeve motorike paguhen nga SIGAL

1 në 4 dëme të tregut të sigurimeve motorike paguhen nga SIGAL

Sipas raportit zyrtar për periudhën janar-shkurt 2026, të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, 1 në 4 dëme të sigurimeve motorike në vend paguhet nga SIGAL INSURANCE GROUP.

Përkatësisht, thuajse 12% më shumë dëme të paguara nga e njëjta kompani, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Për muajt janar-shkurt 2026, sipas raportit zyrtar të AMF, SIGAL pagoi 242,726,000 Lekë dëme në siguracionet motorike, ose 24.59% të totalit të dëmeve të paguara nga i gjithë segmenti i sigurimeve të jojetës.

Industria e sigurimeve pagoi në total 986,966,000 Lekë përsa u takon muajve janar dhe shkurt 2026. Sipas raportit zyrtar të AMF, kjo shifër, në total, shënon një rritje me 2.32% përsa i takon të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Në segmentin e sigurimeve të jojetës, ku përfshihen edhe sigurimet motorike, operojnë 8 kompani, ndërsa SIGAL Insurance GROUP paguan 1 të 4-tën e dëmeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat