SIGAL Insurance Group zotëron 25.47% të tregut shqiptar të sigurimeve, sa u takon regjistrimit të primeve të shkruara bruto në 11 muajt e parë të vitit 2025, përgjatë periudhës janar-nëntor 2025.
Sipas raportit zyrtar të AMF, në sigurimet e jetës dhe jojetës, SIGAL zotëron 30.59% të tregut të sigurimeve të jetës dhe 25% të tregut të sigurimeve të jojetës.
Pagesa e dëmeve në kohë rekord, korrektesa dhe përpikëria në përputhje me kontratat dhe ligjet në fuqi mbeten orientimi kryesor i kompanisë.
Dëmet e paguara
Për 11 muajt e parë të vitit SIGAL IG shënoi 19,104 raste dëmshpërblimesh në sigurimet e jetës dhe jojetës, përkatësisht 1,790,275,000 Lekë të paguara, afërsisht mbi 18.55 milionë euro.
Tabela 1. 11-mujori i dëmeve të paguara në sigurimin e jojetës nga tregu shqiptar i sigurimeve

Tabela 2. 11-mujori i dëmeve të paguara në sigurimin e jetës nga tregu shqiptar i sigurimeve

41.97% e dëmeve totale në tregun e sigurimeve të jetës paguhen nga SIGAL Insurance Group, konkretisht 169 përfitues janë dëmshpërblyer me 125,816,000 Lekë (1,304,000 euro) për dëmet e tyre në sigurim jete nga kompania.
Thuajse 1 në 4 dëme, 24.21% të dëmeve totale që paguan tregu i sigurimeve të jojetës, paguhet nga SIGAL Insurance Group. Përkatësisht, në sigurimet e jojetës, kompania regjistron 18935 përfitues dëmshpërblimesh në shumën e 1,664,459,000 Lekë (17.25 milionë euro).
Nga 7,175,580,000 Lekë dëme që tregu i sigurimeve u pagoi qytetarëve shqiptarë në 11 muajt e pare të vitit 2025, sipas raportit zyrtar të AMF, 24.95%, thuajse 1 në 4 dëme, paguhet nga SIGAL INSURANCE Group.




