6.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1 në 11 vdekje në Europë nga alkooli/ Mjekët: 25 % e...

1 në 11 vdekje në Europë nga alkooli/ Mjekët: 25 % e shqiptarëve janë pijedashës

Organizata Botërore e Shëndetësisë konstaton se 1 në 11 vdekje në Europë kanë si shkak alkoolin.

 

Sipas bluzave të bardha, në Shqipëri numri i personave të alkoolizuar është shumë i ulët, por vitet e fundit po vihet re një trend rritës i përdorimit të alkoolit me kokainën. Janë afro 300 raste në vit që paraqiten për të kërkuar ndihmë mjekësore.

 

Shpëtim Doksani, mjek toksikolog: Le të themi që jemi pijedashës. Të varur të sëmurë nga alkooli janë 4 % e popullsisë, kurse pijedashës që e përdorin alkoolin janë mbi 25 %. Por çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që tashmë alkooli po shoqërohet me kokainën. Moshat e reja, kanë alkoolin si ndezës dhe pastaj përdorin kokainën që është një trend goxha i përhapur prej 6 vitesh. 300 persona në vit me alkool dhe kokaine, 40 % ia dalin.

 

Ky fenomen po vihet re edhe në zonat rurale.

 

Shpëtim Doksani: Trendi është i frikshëm për shakak të interferimit me kokainën, edhe ne zonat rurale po përdoret kështu.

 

Sipas OBSH të dhënat në Shqipëri tregojnë një konsumim prej 5.1 litra për frymë në popullatë. Meshkujt janë konsumuesit më të mëdhenj me 8.4 litra dhe 1.9 litra tek femrat.

 

Sipas ekspertëve, shqiptarët konsumojnë më shumë birrën me 39.6 %, e renditur nga pijet e forta si rakia me 34.1% dhe vera me 24.5 % .

 

Alkooli është i lidhur me mbi 200 sëmundje, mes tyre të paktën shtatë lloje tumoresh, duke përfshirë kancerin e gjirit dhe atë të zorrës së trashë.

 

Afro 4,2% e vdekjeve në Shqipëri kanë shkaktar kryesor konsumin e lartë të alkoolit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat