Aksidentet rrugore gjatë muajit Dhjetor të 2023 janë rritur ndjeshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë shkaktuar nga të rinjtë.
Sipas INSTAT, në muajin e fundit 2023 numërohen 157 aksidente rrugore, nga 105 që ndodhë në Dhjetor të 2022, me një rritje prej 49.5%.
Numri i të aksidentuarve ku përfshihen të vrarë dhe të plagosur rezulton 200 persona në muajin e fundit të vitit të kaluar, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2022 numri I tyre ishte ishte 90 persona, raporton INSTAT.
Në Dhjetor 2023 numri i të dëmtuarve u dyfishua, ku rritje të ndjeshme është shënuar në të aksidentuarat femra, të cilat u rritën në 64, nga 30 në që rezultuan në Dhjetor 2022.
Sa i përket të gjithë vitit 2023, në Shqipëri ka pasur gjithsej 1.285 aksidente, me një rritje prej 10.3% në krahasim me 2022.
Në 74,5% të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe dominon grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,5% të numrit të aksidenteve në total.
Ndërkohë, numri i të aksidentuarve është rritur me 8.2% krahasuar me vitin 2022 duke e çuar kështu numrin e të aksidentuarve në 1,731 persona.
Bazuar në shifrat zyrtare aksidentet rrugore, në 13,6% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorëve.
Ndërsa bazuar në ditët specifike të javës, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë me 21%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Mërkurë me 10,2%.
LEXO EDHE: Keni siguracionin TPL dhe jeni përfshirë në një aksident? Ja si duhet të veproni
Tirana, Durrësi dhe Lezha janë qarqet më problematike.