Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-dhjetor 2024. Të dhënat tregojnë një rritje të vazhdueshme të sigurimeve vullnetare, veçanërisht në segmentin e sigurimeve të pasurisë, ku shqiptarët po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për rëndësinë e mbrojtjes së investimeve të tyre.
Sipas AMF, primet e sigurimit vullnetar për periudhën janar-dhjetor 2024 arritën në rreth 7.4 milionë lekë, duke shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
SIGAL, Lider Absolut në Sigurimin e Pasurisë
Tregu shqiptar i sigurimeve ka tetë kompani të sigurimeve të Jo-Jetës, por SIGAL mbetet lideri i padiskutueshëm, jo vetëm në sigurimet e Jo-Jetës, por edhe në sigurimin e pronës për individë dhe biznese.
Në segmentin e Sigurimit nga Zjarri, Forcat e Natyrës dhe Dëmtimet e tjera në Pronë, SIGAL UNIQA vazhdon të mbajë vendin e parë në treg, duke zotëruar 40.02% të totalit të tregut.
Për më tepër, SIGAL ka regjistruar një rritje të ndjeshme të primeve krahasuar me vitin e kaluar. Këtë vit shifra është rritur në 1.1 miliardë lekë, duke konfirmuar edhe një herë besimin e qytetarëve dhe bizneseve te kjo kompani.
Pse Shqiptarët Vijojnë t’i Besojnë Pasurinë e Tyre SIGAL UNIQA-s?
✅ Pagesa e dëmeve të garantuara dhe transparente
✅ Pjesë e një grupi gjigand sigurimesh si UNIQA Insurance Group
✅ Mbi 25 vite eksperiencë në sigurimet e pasurisë në Shqipëri
✅ Më shumë se 20 milionë euro dëme të paguara pas tërmetit të 2019
✅ Shërbim i shpejtë dhe korrekt për çdo klient
Në këto 25 vite në tregun shqiptar, SIGAL ka paguar dhjetëra milionë euro dëme për individë, biznese dhe institucione publike.
Dy raste të njohura janë Teatri “Skampa” në Elbasan dhe Kinemaja “Millennium” në Korçë, të cilat u shkrumbuan nga zjarri dhe u rikuperuan falë pagesave të sigurimit nga SIGAL UNIQA.
Po ashtu, kompania ka qenë në krah të qytetarëve edhe në momentet më të vështira, si pas tërmeteve tragjike të vjeshtës 2019, kur pagoi mbi 20 milionë euro dëme.
Besimi ndërtohet me veprime dhe jo vetëm me fjalë! Ky është principi mbi të cilin operon SIGAL UNIQA Group Austria, duke e bërë atë zgjedhjen e parë të shqiptarëve kur bëhet fjalë për mbrojtjen e pasurisë së tyre.