24.7 C
Tirana
Thursday, September 10, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarri në Shkopet, një tjetër alarm për mbrojtjen e bujqësisë dhe blegtorisë

Zjarri në Shkopet, një tjetër alarm për mbrojtjen e bujqësisë dhe blegtorisë

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në zonën e Shkopetit të Matit, duke përfshirë Trodhën, Lundrën e Madheshin dhe duke rrezikuar zona të tjera.

Ky lajm vjen si dëshmi e ekspozimit të lartë të familjeve, fermave dhe bizneseve shqiptare ndaj fatkeqësive natyrore.

Situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak të raportimeve për një fermë me rreth 250 krerë lopë, e rrethuar nga flakët, ndërsa në rrezik ndodhen edhe barinjtë. Kërkesa për ndërhyrje nga ajri tregon përmasën e situatës dhe vështirësinë për të kontrolluar zjarrin nga toka.

Për koiçidencë vetëm pak ditë më parë ministri Salla premtoi një skemë të re ku një pjesë të primit bujqësor-blegtoral do ta ndihmonte qeveria, por ende detajet e funksionimit të kësaj skeme nuk janë bërë publike.

E vetmja gjë që dimë sot është se sigurimi i bujqësisë dhe blegtorisë sot është i mundshëm.

Ai mund të mbulojë ndërtesa, makineri dhe pajisje bujqësore, sera, prodhime bujqësore, linja teknologjike, kafshë, shpendë dhe bazën ushqimore.

Në varësi të kontratës dhe mbulimeve të zgjedhura, mbrojtja mund të përfshijë rreziqe si zjarri, përmbytjet, stuhitë, breshëri, sëmundjet, vjedhja dhe dëmtime të tjera të parashikuara në policë.

Rasti i Shkopetit është një kujtesë konkrete se rreziku nuk është abstrakt. Një fermë, një serë, një tufë bagëtish apo një investim shumëvjeçar mund të vihet në rrezik brenda pak orësh.

Prandaj, krahas masave për parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave, edhe mbrojtja financiare duhet të jetë pjesë e planifikimit të çdo aktiviteti bujqësor e blegtoral.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat