Zjarri në një magazinë në zonën e Shkozetit u vu nën kontroll pas më shumë se tre orësh operacion intensiv nga shërbimet zjarrfikëse.
Ngjarje të tilla tregojnë se, përveç masave të parandalimit, çdo biznes duhet të ketë edhe një strategji të plotë të menaxhimit të rrezikut.
Me një program të integruar sigurimi, një sipërmarrje mund të mbrojë asetet, punonjësit dhe vazhdimësinë e aktivitetit edhe pas një ngjarjeje të rëndë, pa iu dashur ta rifillojë “nga zero, ose nga minusi”.
Pesë sigurimet që duhet të ketë çdo biznes:
1. Sigurimi i pronës
Mbulon dëmet në ndërtesa, makineri, pajisje dhe inventar nga zjarri, tërmeti dhe rreziqe të tjera të siguruara.
Me një prim sigurimi, që mund të nisë nga rreth 1 euro për metër katror, biznesi mund të sigurojë ndërtesën dhe pajisjet deri në 1,000 euro dëmshpërblim për çdo metër katror. Në varësi të aktivitetit dhe nivelit të rrezikut, shoqëritë e sigurimit propozojnë mbulimin më të përshtatshëm.
Për shembull, nëse një fabrikë prej 200 m² shkatërrohet nga zjarri, dëmshpërblimi mund të arrijë deri në 200,000 euro, sipas kushteve të policës.
2. Sigurimi i ndërprerjes së aktivitetit (Business Interruption)
Ky sigurim kompenson humbjen financiare kur biznesi detyrohet të ndalojë aktivitetin për shkak të një zjarri ose një rreziku tjetër të mbuluar nga polica.
Nëse një fabrikë nuk mund të funksionojë për 50 ditë pas një zjarri, pronari nuk humbet vetëm ndërtesën, por edhe fitimin që do të kishte realizuar gjatë kësaj periudhe.
Sigurimi i ndërprerjes së aktivitetit mbulon këtë fitim të munguar, duke i garantuar biznesit likuiditet dhe mundësinë për të vazhduar aktivitetin edhe pas një dëmi të madh.
3. Sigurimi i aksidenteve për punonjësit
Ky sigurim mbron personelin në rast aksidentesh gjatë punës.
Ai parashikon:
- dëmshpërblim për paaftësi të përkohshme;
- dëmshpërblim deri në dy paga vjetore në rast invaliditeti të përhershëm ose humbje jete;
- opinion të dytë mjekësor në spitalet më të mira në SHBA dhe Europë;
- zbritje në klinika private;
- mbulim të shpenzimeve mjekësore deri në 150,000 lekë.
Për një punonjës me pagë vjetore 1.5 milionë lekë dhe mbulim prej dy pagash vjetore, primi i sigurimit mund të jetë rreth 90 euro në vit.
4. Sigurimi i përgjegjësisë civile
Ky sigurim mbulon dëmet që aktiviteti i biznesit mund t’u shkaktojë palëve të treta.
Nëse një zjarr, shpërthim apo një ngjarje tjetër dëmton pronën ose shkakton dëmtime tek persona jashtë biznesit, përgjegjësia financiare mund të mbulohet nga polica e sigurimit të përgjegjësisë civile.
5. Sigurimi i përgjegjësisë së drejtuesve (D&O Liability Insurance)
Ky sigurim mbron administratorët dhe drejtuesit e kompanisë nga pasojat financiare dhe ligjore të vendimeve të gabuara, neglizhencës ose mosmenaxhimit të rrezikut.
Aksionarët ua besojnë drejtuesve administrimin e kompanisë. Kur këta nuk marrin masat e duhura për mbrojtjen e biznesit ose marrin vendime që shkaktojnë humbje, pasojat mund të jenë financiare, ligjore dhe reputacionale.
Sigurimi D&O ndihmon në mbrojtjen e drejtuesve nga këto përgjegjësi, sipas kushteve të policës.
Një program i plotë sigurimi mund ta bëjë rikuperimin financiar shumë më të shpejtë dhe më të përballueshëm, ndaj Sigurime.Online ia sugjeron cilido biznesi një të tillë për të shmangur traumat dhe vështirësitë e rikthimit në normalitet.




