Një vatër e madhe zjarri përfshiu pasditen e së enjtes zonën mes fshatrave Seferan dhe Merhojë, në territorin e Bashkisë Belsh.
Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, u përhapën me shpejtësi duke përfshirë ullishte, shkurre, bimësi dhe parcela bujqësore. Situata ngriti shqetësim edhe për banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
Sigurime.Online i sjell në vëmendje çdo banori të Belshit dhe rrethinave, se ai duhet të dijë se banesa mund të sigurohet nga zjarri me një kosto shumë të ulët krahasuar me dëmet që mund të shkaktojë një ngjarje e tillë.
Vetëm 2,500 lekë në vit, online në sigal.al dhe/ose në çdo zyrë SIGAL, një banor i Belshit mund të sigurojë banesën e tij me shumën limit 5 milionë lekë (shembull ilustrues). Kjo domethënë se në rast se zjarri shkrumbon plotësisht banesën, 4.5 milionë siguruesi i dëmshpërblen në mënyrë të menjëhershme.
35.49% të të gjitha dëmeve që industria e sigurimeve në vend, në segmentin e sigurimeve të jojetës, të paguara si dëmshpërblime për dëmet në pronë u paguan nga SIGAL.
Konkretisht, industria e sigurimeve me 8 kompani operuese pagoi në 6 muajt e parë të vitit 408 milionë lekë dëmshpërblime për dëmet në pronë, ndërsa SIGAL dëmshpërbleu 145 milionë lekë.




