13.5 C
Tirana
Tuesday, October 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiZjarr në një servis në Lushnje: hapat nëse është i siguruar

Zjarr në një servis në Lushnje: hapat nëse është i siguruar

Sipas raportimeve mediatike një zjarr ra në një pikë për riparimin e automjeteve në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Flakët u vunë re si fillim nga punonjësit e servisit, të cilët njoftuan shërbimin zjarrfikës.

Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me bar të thatë në pjesën e pasme të servisit dhe më pas është përhapur drejt ullishteve që ndodhen në të dyja anët e zonës.

Deri më tani nuk raportohen dëme në biznes, por Sigurime.Online dëshiron ta përdor këtë ngjarje për të ndërgjegjësuar cilindo të siguruar që prona e tij biznes preket nga flakët aksidentale, ose nga një ngjarje e parashikuar në kontratën siguruese, se cilat janë hapat e parë për t’u ndërmarrë.

Çfarë duhet të bëjnë pronarët nëse prona e tyre është e siguruar nga zjarri?

Hapat e menjëhershëm të një pronari të siguruar janë këto:

Së pari, duhet të njoftohet Shërbimi Zjarrfikës sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse ekzistojnë dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar nga akte të qëllimshme ose rrethana të tjera që kërkojnë hetim, duhet të njoftohet edhe Policia e Shtetit.

Së dyti, kompania e sigurimit duhet të njoftohet për ngjarjen brenda afatit të përcaktuar në policën e sigurimit. Në praktikë, njoftimi mund të kryhet përmes telefonit ose kanaleve online të kompanisë.

E pëlqyeshme është që menjëherë pas njoftimit të organeve kompetente, të njoftohet edhe kompania siguruese.

Së treti, pas njoftimit të dëmit, priten ekspertët e kompanisë së sigurimit, të cilët kryejnë inspektimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Së katërti, nis përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm për dosjen e dëmit.

Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me kërkesat e policës së sigurimit dhe procedurat përkatëse të dëmshpërblimit.

Në mënyrë që dosja e dëmit të jetë sa më e plotë, zakonisht kërkohen:

  1. Polica e vlefshme e sigurimit dhe/ose dokumenti që vërteton pagesën e primit;
  2. Foto dhe video të dëmeve të shkaktuara nga zjarri;
  3. Raporti i Shërbimit Zjarrfikës;
  4. Raporti i Policisë së Shtetit, nëse ngjarja është objekt hetimi ose dyshohet se nuk është aksidentale;
  5. Preventivi i riparimit ose dokumentacioni që provon vlerën e dëmit, sipas kërkesave të kompanisë së sigurimit.

Pas dorëzimit të dokumentacionit dhe përfundimit të procesit të vlerësimit, kompania e sigurimit shqyrton kërkesën dhe njofton të siguruarin për ecurinë e saj, në përputhje me kushtet e policës dhe afatet ligjore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat