Në ditët kur zjarret përhapen me shpejtësi, si rasti i vatrës aktive në shpatin e Malit të Gjerë mbi Levenisht, shqetësimi më i madh i familjeve është nëse flakët mund të arrijnë deri te banesat.
Përveç ndjekjes së udhëzimeve të autoriteteve dhe marrjes së masave për mbrojtjen e jetës, qytetarët duhet të dinë se ekziston edhe një mënyrë për të mbrojtur financiarisht shtëpinë e tyre.
Nëse një banesë është e siguruar dhe dëmtohet ose shkatërrohet nga zjarri, pronari mund të përfitojë dëmshpërblim sipas kushteve të kontratës së sigurimit.
Kjo i ndihmon familjet të rindërtojnë shtëpinë dhe të përballojnë pasojat ekonomike të një fatkeqësie që askush nuk e dëshiron.
Një policë sigurimi për banesën mund të kushtojë rreth 5 000 lekë në vit, ndërsa ofron mbulim deri në 10 milionë lekë.
Në fjalë të thjeshta kjo do të thotë se në rast se banesa shkrumbohet plotësisht nga zjarri dhe plotësohen kushtet e kontratës, siguruesi mund të paguajë menjëherë deri në 9 milionë lekë, sipas kufijve dhe procedurave të parashikuara në policën e sigurimit.
Sipas përcaktimeve kontratuale zjarr do të konsiderohet të jetë një formë e djegies me akë e të mirave materiale jashtë vatrës që ekziston qëllimisht për të, e aftë të vetëpërhapet dhe të vetëzgjerohet, që do të thotë se nëse zjarret në Malin e Gjerë prekin banesën në zonën e Levenishtit dhe ajo është e siguruar nga Zjarri, atëherë aktivizohet mbulimi i sigurimit të pronës.




