19.8 C
Tirana
Tuesday, October 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZinxhira, Kreshpani, Bishani, Memlishti, zjarret ende rrezik: Si veprohet nëse je i...

Zinxhira, Kreshpani, Bishani, Memlishti, zjarret ende rrezik: Si veprohet nëse je i siguruar nga zjarret dhe prona jote preket nga flakët?

“Stina e zjarreve” nuk ka sosur.

Lagjja “Zinxhira” në Gjirokastër u përball me flakët.

Brenda 24 orëve të njëjtat raportime vijnë nga Kreshpani i Mallakastrës, Bishani i Vlorës dhe Memlishti i Pogradecit.

Sigurimi i pronës nga zjarri është zgjidhja e vetme.

Me jo më shumë se 1 euro metër katror për biznese dhe me çmime 30-50 euro për banesa 100 metra katrorë në secilën nga zonat, mbulimi i vlerës së caktuar në kontratë, në rast se zjarri do të dëmtonte pronën ose banesën tuaj, do të merrej përsipër nga siguruesi.

Po nëse jeni i siguruar dhe zjarri prek banesën tuaj? 

Hapat janë të thjeshtë:

I. Së pari, duhet njoftuar Shërbimi Zjarrfikës sa më parë të jetë e mundur. Nëse ka dyshime edhe për akte keqdashëse, njëkohësisht me Shërbimin Zjarrfikës duhet njoftuar edhe Policia e Shtetit.

II. Së dyti, brenda ditës, me një tolerancë brenda 24 orësh, duhet njoftuar edhe kompania e sigurimeve. Njoftimi bëhet përmes telefonit ose online.

III. Së treti, priten ekspertët e kompanisë që kryejnë inspektimin e dëmit.

IV. Së katërti, nis dorëzimi i dosjes së dëmit, në përputhje me kërkesat ligjore që dëmshpërblimi të kryhet brenda afateve. Në mënyrë që dosja të jetë e plotë duhet të përmbajë:

  1. Policën e vlefshme dhe/ose mandat pagese
  2. Sa më shumë foto dhe video të dëmit
  3. Raportin e zjarrëfikëses
  4. Nëse ngjarja rezulton joaksidentale, edhe raporti policor për ngjarjen
  5. Një preventiv ose fatura të vlerës së riparimit të tij

Kompania e sigurimeve do të kthejë përgjigje brenda afateve ligjore për ecurinë e kërkesës për dëmshpërblim.

Në rastin e kompanive si SIGAL Insurance Group, pas pranimit dhe vlerësimit të dëmit, brenda 5 ditëve pune kryhet dëmshpërblimi.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat