Javën e shkuar është publikuar online edicioni më i fundit i XPRIMM Motor Insurance Report FY2025, që analizon zhvillimet e tregut të sigurimeve motorike në mbi 30 tregje të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) dhe Euroazisë.
Raporti përmban të dhëna statistikore sipas tregjeve dhe vendeve, si dhe analiza mbi primin e shkruar bruto (GWP), dëmet e paguara, flotën e automjeteve, infrastrukturën, aksidentet rrugore, renditjen e tregjeve dhe zhvillimet ligjore në sektorin e sigurimeve motorike.
Publikimi ofron një pasqyrë të detajuar të tendencave dhe performancës së tregjeve të sigurimeve motorike gjatë vitit 2025.
Shqipëria dhe gjetjet teknike mbi vitin 2025 janë po ashtu të përfshira në raport.
Sigurime.Online do të raportojë gjetjet e lidhura me vendin tonë dhe do t’i vendosë ato në rrafsh krahasimor me vendet e tjera të rajonit.
XPRIMM është një platformë mediatike dhe informative e specializuar në industrinë e sigurimeve, me fokus të veçantë në tregjet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, si dhe Euroazisë, ajo publikon raporte, analiza dhe të dhëna statistikore mbi zhvillimet e tregjeve të sigurimeve dhe risigurimeve.




