5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijojnë të rriten çmimet e shtëpive në Tiranë, siguracioni mbetet vetëm 1...

Vijojnë të rriten çmimet e shtëpive në Tiranë, siguracioni mbetet vetëm 1 euro m²

Të blesh një apartament tashmë edhe në periferi të Tiranës po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Agjentët imobiliarë tregojnë se çmimet në këto zona në zhvillim si “Astir”, “5-Maji” apo njësi të tjera janë rritur vrullshëm dhe kanë arritur deri në 1200 euro/m2.

Ndërsa në “Bulevardin e Ri” çmimet rezultojnë edhe më të larta në mbi 1300 euro/m2.

“Duke nisur nga pjesa e fundit e Astirit që çmimet variojnë nga 850 euro/m2, nëse afrohemi më afër Unazës së Madhe si Fusha e Aviacionit çmimet kanë kaluar mbi 1000 euro, shkojnë në 1200 euro/m2. Zona e 5 Majit po ashtu me këto çmime 1000-1200 euro/m2, Porcelani 1000-1100 euro. Bulevardi i ri, fasha e dytë e tij çmimet në këto komplekse kanë arritur në 1300-1350 euro/m2, pastaj Sauku, Farka këto rezidenca me vila kryesisht objekte më private”, deklaron Erion Alimema, agjent imobiliar

“Në këto zona çmimet shkojnë nga 1500-1700 euro/m2. Pjesa më e shtrenjtë në Tiranë është fasha e Bulevardit variojnë çmimet mbi 3500 euro, ka çmime të ekspozuara deri në 5000 euro. Duke marrë zonën e ish-Bllokut, sheshi Skenderbej, kullat rreth Stadiumit Arena që kalojnë 3000 euro dhe deri nw 4000 euro”.

 

Sigurimi i Shtëpisë nuk ka qenë kurrë kaq lirë dhe kaq thjesht

Por të investosh shuma kaq të mëdha për të blerë një banesë dhe të mos e sigurosh atë, është një veprim që asnjë prej nesh nuk duhet ta bëjë.
Shqipëria është një zonë mjaft e ekspozuar ndaj përmbytjeve, lëkundjeve sizmike dhe dukurive të tjera natyrore që nuk janë në dorën tonë.
Ndodh një zjarr, tërmet apo përmbytje dhe me mijëra familje mbeten në qiell të hapur, pa asnjë mundësi për të rindërtuar nga e para banesat ndaj sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri.
Tashmë mund të siguroni apartamentin,shtëpinë private, vilën tuaj nga dëmtimi ose shkatërrimi pa qenë nevoja të paraqiteni në një zyrë SIGAL por direkt nga celulari apo laptopi juaj duke klikuar në: www.sigal.com.al
Siguracionet e bëjnë një qytetar të pavarur ndaj dhe atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse kompania ku është siguruar.

 

Ai nuk ka nevojë të sorollatet zyrave të shtetit për kompensim, siç ndodh rëndom në Shqipëri, por gjithçka ia kompenson kompania e sigurimit konform kontratës që kanë lidhur palët.

 

Edhe ne, shqiptarët, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria

 

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Të parët dhe më të mirët në treg/ Shqiptarët “i japin notën 10” SIGAL UNIQA-s në Sigurimin e Pasurisë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat