13.5 C
Tirana
Tuesday, October 13, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSinjal nga RVS e Monte Karlos: Dëmet sekondare mbi 100 mld dollarë

Sinjal nga RVS e Monte Karlos: Dëmet sekondare mbi 100 mld dollarë

Sigurimet globale përballen me një realitet të ri: Dëmet nga katastrofat “sekondare” kalojnë 100 miliardë dollarë. Ky ishte sinjali i qartë që gjigantët dhanë në Rendez-vous de Septembre në Monte Karlo.

Për herë të parë, në vitin 2025, dëmet e siguruara nga të ashtuquajturat rreziqe jo-pik kaluan 100 miliardë dollarë. Sipas Munich Re, shifra arriti në 104 miliardë dollarë.

Në këtë kategori përfshihen kryesisht breshëri, përmbytje, stuhi të forta, zjarre masive dhe ngjarje të tjera me frekuencë të lartë. Këto rreziqe tradicionalisht konsideroheshin më të menaxhueshme se uraganet apo tërmetet, por tashmë shkalla e dëmeve ka ndryshuar.

Zjarret në Kaliforni në janar 2025 shkaktuan rreth 54 miliardë dollarë dëme ekonomike, duke u bërë ngjarja më e kushtueshme e këtij lloji.

Problemi po bëhet edhe më i madh për risiguruesit. Në vitin 2025, rreziqet sekondare përbënin 92% të dëmeve të siguruara globale nga katastrofat, ndërsa dëmet totale të siguruara arritën rreth 107 miliardë dollarë.

Pas humbjeve të viteve 2022–2023, risiguruesit rritën ndjeshëm pragjet e aktivizimit të mbulimit (attachment points). Kjo do të thotë se më shumë dëme mbeten te kompanitë e sigurimit. Ndërkohë, çmimet e risigurimit për pronat ranë rreth 16% në rinovimet e mesit të vitit 2026.

Sipas Munich Re në RVS, problemi kryesor nuk është mungesa e kapitalit. Kapitali i risigurimit është rritur mesatarisht 5.8% në vit gjatë tetë viteve të fundit.

Sfida është tjetër: a janë modelet e riskut dhe strukturat e risigurimit të përshtatura për një botë ku 100 miliardë dollarë dëme nga rreziqet sekondare po bëhen një realitet i zakonshëm?

Në gjuhën e sigurimeve dhe risigurimeve, “rrezik sekondar” (secondary peril) nuk do të thotë një rrezik “i dorës së dytë” apo më pak i rëndësishëm.

Do të thotë një ngjarje katastrofike ose atmosferike që zakonisht është më e shpeshtë, më e shpërndarë dhe individualisht më pak e kushtueshme se rreziqet kryesore katastrofike, si uraganet e mëdha ose tërmetet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat